GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i jep 43 MLN lekë për Ecografinë e luanit dhe majmunit, firmës që s’ka asnjë licencë

15:26 - 02/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri i jep 43 MLN lekë për Ecografinë e luanit dhe majmunit, firmës që s’ka asnjë licencë

Drejtoria e Përgjithshme e Erion Veliajt që kujdeset për Kopshtin Zoologjik do të blejë pajisje që ndihmojnë për të bërë të ekzaminuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Erion Veliajt që kujdeset për Kopshtin Zoologjik do të blejë pajisje që ndihmojnë për të bërë të ekzaminuar kafshët. Nuk i ka ndodhur gjë as luanit as majmunit, por i dilet të keqes përpara. Janë mjete që mund t’i përdorë veterineri. Por, meqenëse qëllimi është përfitimi i fondeve përmes tenderave, shëndeti i kafshëve në këtë rast është vetëm justifikim.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Blerje pajisje për veterinari’.

Bazuar në të dhënat e dokumenteve, do të  blihen 1 mikroskop, 1 aparat grafie dhe ekografie, 1 ndriçues për operimet dhe Veliaj ka llogaritur se këto i kushtojnë 35 milionë lekë, por duke përfshirë TVSH shkon në 43 milionë lekë.

Për të blerë këto 5 pajisje po shpenzohet një shumë e konsiderueshme lekësh, prandaj duhej bërë një prokurim sipas ligjit, në mënyrë që të merreshin oferta të përshtatshme dhe të kursehej fondi limit. Por tenderi është fiktiv. Një ra nga dy kompanitë e paraqitura nuk ka bërë ofertë, duke qenë prezente në mënyrë fiktive. “Operatori ekonomik “ALMedical” sh.p.k, nuk ka paraqitur ofertë ekonomike”, nënvizohet në dokumentet e tenderit.

Vetëm firma “TRINITY TRADE COMPANY” sh.p.k ka paraqitur ofertë me vlerën 34 milionë lekë.

Ky propozim është sa 99% e fondit limit. Nga ana tjetër nuk ka konkurrencë përballë dhe jemi në kushtet që procedura duhet të anulohet.

Epo, komisionet e Lali Erit kështu i zhvillojnë tenderat! Praktikisht, prokurimi është zhvilluar pa garë dhe më datë 31 korrik 2024 është publikuar në Agjencinë e Prokurimeve publike kontrata e firmosur me ‘TRINITY TRADE COMPANY” sh.p.k.

Ndërkohë Open Data Albania e ka vlerësuar këtë procedurë si abuzim dhe i ka vënë ‘Flamur të Kuq’. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Ky tender nuk është i vetmi që i jepet kësaj kompanie, por Drejtoria e Kopshtit Zoologjik dhe firma TRINITY TRADE COMPANY” sh.p.k duket sikur kanë lidhur kontratë të përhershme. Kështu, kompania ka përfituar pa garë edhe 40 milionë lekë të tjera nga fondi për kafshët.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Blerje terrariume për laboratorin e reptilëve’. Situata përsëritet e në këtë kontratë, gara qëndroi e hapur për vetëm 10 ditë, ku aplikoi vetëm firma TRINITY TRADE COMPANY” sh.p.k. Me siguri, pronarët e kompanisë janë miq të mirë të Lali Erit!

Nga ana tjetër, kompania merret me gjithçka që i del përpara, por për shëndetin e kafshëve, ka disa standarde.

Jo çdo subjekt mund të tregtojë pajisje mjekësore veterinare. Konkretisht, ‘TRINITY TRADE COMPANY” sh.p.k. nuk asnjë lloj licence aktive të regjistruar.

Si ka mundësi që zyrtarët e Lali Erit ia japin fondin e pajisjeve mjekësore një firme që nuk ka asnjë lloj kualifikimi? Mund t’iu kujtojmë se Veliaj krijoi Drejtorinë e Përgjithshme të Kopshtit Zoologjik në dhjetor të viti 2023. Në vendimin e bërë publik tregohej se stafi i kësaj drejtorie të shpikur nga Veliaj marrin paga të majme. Shihni këtë tabelë më poshtë:

Pagën e Drejtorit të Përgjithshëm e ka caktuar 1.4 milion lekë. Me suguri kjo tabelë është vjetëruar me ndryshimet e pagës që bëri para një muaji qeveria. Mirë që marrin kaq shumë lekë në emër të kujdesit për kafshët, por të vendosin kriteret e duhura kur bëjnë tendera. Si përfundim, ky prokurim është bërë shpejt e shpejt për të harxhuar paratë e planifikuara duke ia xhiruar një firme të paracaktuar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion Veliajkophsti zoologjiktender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Superofertë, Barcelona refuzon 200 mln euro nga PSG-ja për Jamal

Jamal surprizon edhe jashtë fushe, gjen të dashur 10 vite më të madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çështja Partizani/ Malltezi: Proces i orkestruar! Berisha nuk ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait
Aktualitet

Çështja Partizani/ Malltezi: Proces i orkestruar! Berisha nuk ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait

12:02 - 06/02/26

Dhëndëri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë mbajtur një konferencë për procesin gjyqësor të çështjes 'Partizani'. Malltezi...

Lexo më shumë
Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

11:52 - 06/02/26
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com