GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikonin kokainë e kanabis, dënohet me 40 vite burg grupi që drejtohej nga dy shqiptarë

11:50 - 05/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E pazakontë në Itali! Pasi e masakroi, shkon me trupin e pajetë të gruas në polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë italiane e shkallës së parë ka vendosur të dënojë me 40 vite burg një organizatën kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Banda u godit gjatë megaoperacionit “Double Game” të Guardia di Finanza, të koordinuar nga DDA, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Ankonës, në vitin 2023. Në pranga përfunduan 12 persona, mes të cilëve drejtuesit e organizatës kriminale, dy vëllezërit shqiptarë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, banues në Porto Sant’Elpidio dhe pronarë të një salloni makinash.

Të dy, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të grupit kërkuan dhe morën gjykim të shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit.

Në vend të kësaj, katër anëtarët e tjerë të klanit kërkuan marrëveshje. Në sallën e gjyqit ishte një grup i madh avokatësh mbrojtës: Vando Scheggia, Maurizio Cacaci, Igor Giostra, Domenico Biasco, Giancarlo Giulianelli, Francesca Petruzzo, Chirstian Agliani, Marco Maglietta dhe Marielvia Valeri.

Në përfundim të gjykimit Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj, ndërsa Etmond “Renato” Qevani u dënua me shtatë vjet burg.

Sipas medias italiane “ilrestodelcarlino”, Kleon Mema, 39 vjeç nga Porto Sant’Elpidio u dënua me tre vjet; Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç nga Civitanova Marche, pesë vjet; Arjan Ndoka, 49 vjeç nga Porto Recanati, pesë vjet; Geri Skilja, 29 vjeç nga Frosinone, tre vjet e katër muaj; Elidon Shkalla, 28 vjeç nga Frosinone, pesë vjet; Adele D’Avino, 60 vjeç nga Civitanova, një vit.

Megaoperacioni për goditjen e grupit nisi në agimin e 29 qershorit 2023 në provincat Fermo, Macerata, Ancona, Pesaro-Urbino dhe Frosinone, si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë, dhe angazhoi rreth 100 policë. Të arrestuaritm, sipas hetimeve, ishihn përgjegjës të trafikimit ndërkombëtar dhe tregtimin e kokainës dhe hashashit. Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur zbulimin e veprimtarisë dhe strukturës së një grupi kriminal me bazë në Fermo.

Megjithatë, hapat e parë të operacionit nisën në vitin 2020, kur, si pjesë e një tjetër hetimi të ndihmuar nga dëshmia e një ish-bashkëpunëtori të drejtësisë me origjinë nga Campania.

Prej aty, hetuesit kishin rindërtuar zinxhirin e furnizimit me drogë, kryesisht kokainë, e cila, falë një organizate të fuqishme shqiptare, importohej rregullisht. Organizatorët e shoqatës kriminale ishin në Porto Sant’Elpidio dhe ishin dy vëllezërit Qevani: Klenisi, i cili e kishte ndjerë rrezikun dhe kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë – Etmond ishte arrestuar në zonën e Fermos.

Dy shqiptarët transportonin drogën përmes makinave të cilat mbërrinin në Porto Sant’Elpidio dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë provincat e Marche dhe Italinë qendrore.

Etiketa: Italishqiptarëshqiptare ne Itali

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Begaj pret diplomaten e re amerikane në Tiranë, çfarë u diskutua

Begaj pret diplomaten e re amerikane në Tiranë, çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com