GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ortaku i ministrit Petrit Malaj merr kontratën 900 MLN lekë nga Alma Cani për mirëmbajtjen e ashensorëve

13:23 - 12/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ortaku i ministrit Petrit Malaj merr kontratën 900 MLN lekë nga Alma Cani për mirëmbajtjen e ashensorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashensorët janë shumë të domosdoshëm në spital, pasi shumica e pacientëve nuk mund të lëvizin pa ndihmën e tij. Por drejtoresha e QSUT, Alma Cani, po e lë në duar të pasigurta mirëmbajtjen e këtij mjeti kaq të rëndësishëm. Dhe kjo lloj neglizhence në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vënë shpesh herë në rrezik jetën e pacientëve dhe të stafit.

Të gjithë e dimë skandalin që ndodhi në vitin 2022, ku ashensori u shkëput dhe u plagosën një infermiere dhe një paciente. Kjo erdhi për shkak se kontrata për mirëmbajtën ishte lidhur me një firmë të njohur për mashtrime në procedurat e prokurimeve.

Epo, avazi duket se po vazhdon sërish. Cani ka mbyllur më datë 9 gusht 2024 tenderin me objekt “Riparim-mirëmbajtje e Ashensorëve të QSUNT” për 24 muaj, për të cilin janë vënë në dispozicion 900 milionë lekë.

Fond i madh për një shërbim delikat, por sërish shohim që kontrata është e skuqur me shkelje.

Të bie menjëherë në sy që është dorëzuar vetëm një ofertë gjatë prokurimit. I vetmi pjesëmarrës më këtë procedurë është firma “FUFARMA” sh.a dhe nuk ka patur asnjë konkurrent tjetër. Ligji urdhëron që në këto raste procedura të anulohet, por me sa duket drejtoresha nuk e përdor këtë rregull.

Dhe më datë 12 korrik 2024, është mbajtur tenderi që nxjerr përfituese firmën e vetme në garë. Deri më datë 9 gusht 2024, drejtoresha Cani e mbajti në sirtar kontratën dhe tashmë është publikuar në Agjencinë e Prokurimeve. Kështu, 900 milionë lekë i xhirohen firmës  “FUFARMA” sh.a me një kontratë dhuratë të firmosur nga Cani.

Përfiton Ministria e Financave

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e kuq’, shenjën e riskut të korrupsionit. Në përshkrimin e vënë nga monitoruesi theksohet “mungesa e konkurrencës”

Ndërkohë, nga shqyrtimi i dokumenteve në shohim që kjo aferë është edhe më e thellë se kaq. 900 milionë lekë i merr Petrit Malaj, i cili i betua si ministër i Financave në 31 korrik 2024, dhe pjesën tjetër biznesmeni Isuf Berberi. Shpjegojmë se firma “FUFARMA” sh.a është në pronësi të Ministrisë së Financave me 5,35 % dhe pjesa tjetër zotërohet nga Berberi, i cili është pronar dhe administrator.

Ky i fundit është një emër i njohur për përfitimet përmes favorizimeve që i bëhen nga zyrtarët. Këtu veçojmë një anë të errët të aktivitetit të këtij biznesmeni: kallëzimet që i janë bërë për mashtrim dhe manipulim gjatë tenderave.

Skandali i Berberit me koncesionin e naftës

Në vitin 2020 biznesmeni Isuf Berberi u akuzua nga prokuroria se mashtroi për investimet në puset e naftës.

Berberi, drejtues i kompanisë së naftës “Phoenix Petrolium”, akuzohej për ‘mashtrim me pasoja të rënda’. Mësohet se Berberi kishte marrë më herët në mungesë masën ‘arrest në burg’, ndërsa togat e zeza vendosën ta lironin nga akuzat. Gjykata do të ngarkonte Prokurorinë që të ekzekutonte vendimin në fjalë.

Asaj kohe firma e tij “Phoenix Petrolium”, ishte në qendër të skandalit financiar. Nga hetimet e prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Albpetrol, rezulton se kjo shoqëri me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, kishte marrëveshje për shfrytëzimin e puseve të naftës me qeverinë shqiptare dhe ecuria e saj mbikëqyrej nga AKBN.

Sipas kontratës, kompania kishte detyrimin për të bërë investime në puset e naftës, të cilat nuk i kishte realizuar.

Megjithatë, kjo kompani paraqiste pranë Agjencisë 8 fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i kishte përfituar nga kompania amerikane “Black Swan Energy Service”. Falsiteti i këtyre faturave – thuhet në dosjen hetimore, është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milion dollarë.

Ndaj Beberit rëndonin dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje e të ardhurave. Edhe për zyrtarët e agjencisë ishte  ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërsa për tatimorët, ajo e moskryerjes së detyrave nga organet tatimore.

Tashmë është e qartë pse tenderi është mbyllur me një pjesëmarrës dhe se si ndahet torta e fondeve të QSUT-së.

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimalma caniashensori ne QSUTministerpetrit maljasuf berberi

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Berisha nga Shkodra: Edvin, ke marrë rrugën e djallit

Berisha edhe 7 pyetje Ramës: Vjedhja e 224 mijë metra katrorë tokë, grabitja më e madhe e pronës në 32 vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25

Milani është mposhtur nga Napoli në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë me rezultatin 2-0. Takimi i luajtur në...

Lexo më shumë
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com