GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj e “djeg” tenderin e zjarrfikëses, 800 milionë lekë ua jep pa garë miqve të tij

13:09 - 09/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj e “djeg” tenderin e zjarrfikëses, 800 milionë lekë ua jep pa garë miqve të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes drejtorëve dhe lidhjeve të tij në korrupsion ka ngritur një rrjet kompanish si ajo “5D” që po hetohet nga SPAK. Emrat e këtyre qarkullojnë në çdo tender duke marrë fondet e bashkisë Tiranë, si dhe të shoqërive publike të varura prej saj. Një e tillë është edhe “Ligus” shpk, e cila ka si “specialitet” blerjen e gjithçkaje për furnizimin e institucionit të Lali Erit.

Së fundmi, bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-13327-07-16-2024 dhe objekt ‘Blerje Automjete Zjarrfikëse’. Janë 66 666 667,00 lekë që Lai Eri i ka ndarë për këtë punë. Fondi limit ka shtatë 6-a, që konsiderohen si kodi i djallit. Ndoshta dikush nga komisioni ka dashur t’i çojë një sinjal SPAK-ut se ka diçka që nuk shkon me këtë tender. Vlera e kontratës është edhe më e madhe, sepse përfshihet TVSH (20%), pra arrin në 80,000,000.4 lekë.

Sipas të dhënave do të blihen 3 makina zjarrfikëse dhe fituesi do të ketë kohë 6 muaj që të bëjë furnizimin e mallit.

Duke llogaritur vonesat, parashikohet që deri në verën e viti 2025, reparti i zjarrfikësve në Tiranë, MZSH do vazhdojë të ketë mungesa në mjete.

Por, kur vjen fjala tek përfitimi i parave, Veliaj nuk është kursyer ai ka firmosur dokumentet shpejt e shpejt. Kryetari kishte  lënë në një muaj afat për dorëzimin e ofertave dhe 3 kompani kanë shfaqur interes. Këto janë mjaftueshëm për të zhvilluar një garë të mirëfilltë.

Por kjo nuk ndodhi, sepse Lali Eri e ka fobi zbatimin e ligjit.  Prandaj, ditën që është mbajtur tenderi komisioni ka skualifikuar “Mektrin Motors” SHPK, që kishte ofertën më të lirë me vlerë 520 milionë lekë dhe pas saj ka përjashtuar edhe ofertën e paraqitur nga firma  “Sparkle 32” SHPK.

Të dyja ofertat e përshtatshme për garë janë skualifikuar me argumentin se kanë mungesë dokumentacionesh që duheshin ngarkuar në sistem.

 

Stafi i Veliaj e ka anashkaluar atë pikë ku thuhet se në të tilla raste, bashkia si AK përgjegjës për këtë tender duhej të kishte njoftuar ofertuesit për mangësitë që kishin. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit do të reagonin brenda afatit ligjit dhe vetëm atëherë duhej të vazhdohej me procedurat e mëtejshme të tenderit.

Pra, u la mbi tryezën e Lali Erit vetëm oferta e firmës “Ligus” SHPK që ishte më e shtrenjta.

Sigurisht në këto kushte, që nuk kishte asnjë konkurrent përballë, kësaj firme i është bërë dhuratë tenderi.

Open Data Albania menjëherë ka ngritur “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Dhe pasi kemi parë këtë sinjal, verifikuam cila është kompani fituese? Një nga themeluesit e “Ligus” ka qenë Shupo Qendro, një nga biznesmenët më të favorizuar nga zyrtarët e tenderave. Duke qenë se kishte shumë biznese, Qendro ua kaloi aksionet personave të tjerë, që po bëjnë namin me fondet bashkisë Tiranë. Në dokumentin më poshtë janë tenderat e fituar këtë vit nga kjo kompani, pjesa dërrmuese të cilëve janë firmosur nga Veliaj.

 

Tenderat ku merr pjesë “LIGUS” janë shënuar gjithmonë me shkelje dhe kanë marrë “Flamurin e kuq”.

 

Në dokumentin më sipër paraqitet prokurimi për blerjen e tre mjeteve të përdorura nga ECO Tirana (ndërmarrje në varësi të Erion Veliajt). Tenderi është mbajtur paralelisht me blerjen e zjarrfikëseve dhe kontrata është firmosur më 13 gusht 2024. Kompania “LIGUS” mori pa garë fondin 410 milionë lekë (pa TVSH) dhe kjo nuk është e rastësishme.

Së fundmi, Veliaj i dha nën kujdes shoqërisë Eco Tirana të gjithë territorin e kryeqytetit, që do të thotë më shumë tendera më shumë vjedhje fondesh. Ka vetëm një mënyrë që kryetari të ndalet së shkeluri ligjin mbi prokurimet, pranga e SPAK-ut.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion Veliajkamione zjarrefikesshligustender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Akuzohet se strehoi Marklen Hakën, Gjykata jep vendimin për Klajdi Hakën

Akuzohet se strehoi Marklen Hakën, Gjykata jep vendimin për Klajdi Hakën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com