GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Adriana Kalaja kallëzon në prokurori Taulant Ballën: Nga korrupsioni te vrasja….

12:05 - 16/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë të cilët sipas Kalasë, kanë kryer shkelje nga më të rëndat penale duke filluar nga korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri tek vrasja nga pakujdesia.

Kalaja theksoi se me anë të këtij kallëzimi penal, i kërkohet SPAK, të sekuestroje telefonin dhe gjithë pajisjet elektronike të Taulant Ballës, pasi kështu mund të zbulohet lidhja e tij me ngjarjen e kallëzuar.

“Ju jeni në dijeni të faktit se pas tërmetit të 21 shtatorit të vitit 2019, shumë objekte që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit të po këtij vit patën dëmtime të rënda, dhe disa prej tyre sipas ekspertizave të caktuara u shpallën të pabanueshme, pra objekte të cilat shfaqnin rrezik të lartë për banuesit apo edhe pushuesit, siç ishte rasti i shtëpisë së pushimit në qytetin e Durrësit.

Ndryshe nga akti i inspektimit që është firmosur edhe nga vetë zonja Emirjana Sako, e cila në atë kohë nuk ishte drejtuse e bashkisë së Durrësit por e ka firmosur si eksperte ketë akti inspektimi, thuhej se në shtëpinë e pushimit në Durrës që ishte nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, të mos ishte në banim dhe të mos banohej nga personeli i Ministrisë së Brendshme apo persona të tjerë që shumë herë shkonin edhe kundrejt pagesës”, tha ajo për gazetarët.

“Ndryshe nga ky inspektim i Ministrisë së Infrastrukturës, deputeti Plarent Ndreca i cili në atë kohë ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka akomoduar në këtë objekt 350 persona dhe ky është edhe për të thënë fat i madh që tërmeti nuk ra gjatë ditës por ra natën ku humbi jetën vetëm një ushtarak dhe për këtë jo vetëm faji kryesor është i zotit Ahmed Doda i cili kishte rolin e drejtorit së shtëpisë së pushimit, por nga ana tjetër me veprimet korruptive dhe ushtrimin e paligjshëm ndaj funksionarëve të lartë zyrtar apo ndaj edhe sistemit gjyjqësor, Taulant Balla, i kallëzuari tjetër prej nesh duke qënë se ka marrëdhënie shume të afërta familjare me zotin Doda ka ngritur dyshime të arsyeshme që ky zotëria megjithëse kishte përgjegjesinë kryesore në këtë vepër të amnistohet dhe të dënohen penalisht 2 njerëz të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me këtë ngjarje. Edhe gjyqtari i Durrësit që ka dhënë këtë vendim është shkarkuar nga vetingu dhe një nga shkaqet e shkarkimit është kjo vendimarrje e paligjshme“, shtoi ajo.

“Të gjitha këto prova na kanë çuar në dyshime të arsyeshme se jemi përpara konsumimit të disa veprave penale nga subjektet që ne kallëzojmë sot duke filluar që nga vrasja nga pakujdesia, shpërdorimi i detyrës me pasoja shumë të rënda sic ishte dhe vdekja e një personi por edhe rreziku që ky shpërdorim kishte për 350 persona të akomoduar në ditën e tërmetit. Ne i kërkojmë SPAK, të sekuestroje të gjitha pajisjet elektronike të zotit Balla, meqënëse është edhe në hetimn për ‘EncroChat’, dhe ta shikojë publiku dhe SPAK, sesi personi kryesor që aktin e ekspertimit e ka mbajtur në sirtar duke vënë në rrezik jetën e 350 njerëzve vazhdon punën”, përfundoi Kalaja.

Etiketa: balllakalajaKryesore1prokuroriTaulant Balla

Lajme të lidhura

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Para
Ish-konkurrenti i “Big Brother Albania” arrestohet për shitje droge

Ish-konkurrenti i “Big Brother Albania” arrestohet për shitje droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Lexo më shumë
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com