GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi për Onkologjikun, Apeli i kërkon SPAK që të verifikojë përgjegjësitë e drejtuesve të spitalit

15:25 - 24/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e Onkologjikut/ Dëshmia që zbardhi skemën si i çonin pacientët në klinikat private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për vijimin e hetimeve në dosjen Onkologjiku, gjykata e Apelit të Posaçëm i ka lënë si detyrë imediate SPAK-ut të zbërthejë përgjegjësitë eventuale të drejtoreshës të spitalit Onkologjik.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtari Florian Kalaja i kujton Prokurorisë së Posaçme se përpos 7 personave që po hetohen midis tyre mjekë dhe farmacistë të hetohet nëse shefja e Onkologjikut, Silvana Celiku ka marrë apo jo masa për të administruar spitalin nga abuzimet kriminale thotë gjyqtari të personelit si dhe të shikohet më tej nëse drejtoresha ka paraqitur apo jo kallëzime pranë organeve të drejtësisë.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtari i Apelit të Posaçëm flet edhe për korrupsionin që sipas gjyqtarit duhet parë në çfarë forme bashkëpunimi është kryer dhe në çfarë periudhë kohore.

Duke i parë si veprime të bashkërenduara që synojnë intimidimin e pacientëve me sëmundje tumoriale për ti dërguar ata në klinikat private si ajo e zotëruar nga i hetuari Edmond Gashi, gjykata e Apelit thotë se rastet e evidentuara duhet të klasifikohen si mashtrim.

Shfrytëzimi i frikës së pacientëve dhe familjarëve krijuar nga sëmundja tumoriale dhe përdorimi për qëllime përfitimi, sipas gjyqtarit, është një situatë mashtrimi për të përvetësuar pasurinë e viktimave.

Në vendimmarrje, gjykata i referohet ankesave të disa prej të hetuarve të cilët kërkuan ndryshim të masave si Edmond Gashi, i ati Halil Gashit, farmacisti Florian Markut dhe ish-zyrtarja e spitaleve Brikena Qiriazi.

Për ish-zëvendës drejtoreshën e spitaleve Qiriazi, Apeli e hoqi masën e sigurisë duke i tërhequr vëmendjen SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës se nuk kanë kryer hetime të mjaftueshme për të provuar  se burimi i Kobaltit është keq administruar nga spitali.

Deri më sot nuk rezulton të jetë kryer një akt-ekspertim, thekson Gjykata e Apelit Anti-Korrupsion që të evidentojë pasojat që ka sjellë burimi i Kobaltit.

Citimi i akteve nënligjore ndaj të dyshuarës pa sjellë prova apriori mbi shkeljen konsiderohet nga Apeli si një precedent i rrezikshëm për subjektet e tjera zyrtare.

Për Qiriazin dhe Drilona Kishtën, Apeli kërkon interpretim nga Gjykata e Lartë, me arsyetimin faktet penale të regjistruara në emër të tyre nuk plotësojnë shkaqet për tu bashkuar me të tjerët.

/Top Channel/

Etiketa: Apeli i GJKKOKryesore1Onkologjikuspitali onkologjik

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Salianji: Kurum po luan me të ardhurat e 500 familjeve në Elbasan

Salianji: Shumë shpejt, protestë kombëtare deri në qeveri teknike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com