GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Alma Hoxha i xhiron 363 MLN lekë Mehdi Lalës për kanalin vaditës, tenderi pa garë i jepet firmës pa licenca

13:47 - 25/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Alma Hoxha i xhiron 363 MLN lekë Mehdi Lalës për kanalin vaditës, tenderi pa garë i jepet firmës pa licenca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punimet për riparimin e kanalit vaditëse në fshatin e bukur Bual të Përmetit do të kryhen gjatë dimrit, sepse në verë, kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha u mor me pazarin e tenderit. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderi u regjistrua me objekt ‘Ndërtim i Kanalit Ujitës Bual, Përmet’, por kanali ekziston. Korrekte do të ishte të quhej rikonstruksion ose riparim, apo mirëmbajtje e kanalit vaditës.

Kanali vaditës në fshatin Bual, Përmet

 Tenderi korruptiv

Tenderi me fondin 363 milionë lekë është vlerësuar negativisht nga Open Data Albania dhe mban “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo për shkak të mungesës së konkurrencës në procedurën e prokurimit.

Sipas dokumenteve del se kishte mundësi për një garë të denjë, pasi kanë shfaqur interes 6 kompani, por komisioni i Hoxhës ua ka prerë rrugën qysh në fillim. Katër ofertat më të lira KVO i skualifikoi në fazën e parë, duke iu dhënë arsyetimin se kanë vlera të ulëta, nuk kanë paraqitur deklaratë për disa punonjës, apo nuk kanë dorëzuar fizikisht bilancet financiare për viteve të fundit.

Duket sikur stafi i Hoxhës ka treguar respekt për ligjin, por në fakt nuk janë trajtuar njëlloj të gjithë pjesëmarrësit në tender. Më pas është skualifikuar edhe një tjetër ofertë pa asnjë argument, prandaj për në fazën finale mbeti vetëm zarfi me ofertën e bashkimit të operatorëve   EUROSTIL shpk – MELA. shpk me vlerë  348 milionë lekë.

Kjo ishte oferta më e shtrenjtë, por u shpall fituese sepse ky ishte vullneti i kryetares.

Kompanitë pa licencë

Nga ana tjetër, dy firmat përfituese nuk zotërojnë licencat që kërkohen në dokumentet standarde të tenderit.

“Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me licencën e nevojshme për zbatimin e punimeve objekt kontrate, për përmbushjen e të cilit duhet të paraqesë licencën – Kodi III.2.B – “Transport i mbetjeve nga ndërtimet dhe prishjet” shoqëruar me miratim i Kodit Unik për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme, referuar Vendim nr.538, datë 26.5.2009 për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet qendrës kombëtare të licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)”, thuhet në një nga kriteret sipas dokumenteve staandarde të tenderit.

MELA. shpk në pronësi të Mehdi Lalës disponon 3 licenca, por jo ato të listuara në kriteret e tenderit, ndërsa kompania EUROSTIL shpk në pronësi të Behar Mançellari nuk ka asnjë licencë.

Epo, këto janë fakte të qarta që na tregojnë se tenderi është fiktiv dhe kontrata ishte paracaktuar për Mehdi Lalën.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: Alma Hoxhakanallicense

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon BE: Nuk rregullojmë çështjet fetare

Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon BE: Nuk rregullojmë çështjet fetare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

Misioni Artemis II, i emëruar për nder të perëndeshës binjake të Apollo-s, përfaqëson bastin e Shteteve të Bashkuara për një...

Lexo më shumë
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com