GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori “Skifter” i Belinda Ballukut i jep 120 MLN lekë mikut të tij nga Klosi, tenderi skuqet nga shkeljet  

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori “Skifter” i Belinda Ballukut i jep 120 MLN lekë mikut të tij nga Klosi, tenderi skuqet nga shkeljet  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Të punosh me Belinda Ballukun duhet të japësh prova! Erger Kosiqi ka kontribuar në fitoren e Partisë Socialiste në vitin 2023, nën drejtimin e Ballukut, në atë kohë kryetare e shtabit politik të PS-së në Dibër. Kosiqi ishte drejtor i Sigurimeve Shoqërore për Dibrën, por u angazhua në fushatë dhe shkrepte edhe armën nga makina  e tij në drejtim të shtabit të PD-së në Maqellarë.

Qysh nga ajo ditë karriera e tij mori për mirë. U bë administrator i Ujësjellësit që e ka marrë në varësi Belinda. Shoqëria megjithëse është thuajse e falimentuar, bën miliona euro tendera në vit.

Këtë radhë drejtori i ka dhënë kontratën mbi 120 milionë lekë një mikut të tij për të blerë pajisje. Tenderi ka objekt  ‘Blerje materiale hidraulike’, ku specifikohet se do blihen tuba, çelësa e të tjera materiale që do të përdoren për riparime.

Tenderi që përmendëm pak më sipër është njoftuar nga Kosiqi më 27 gusht 2024 dhe ka qëndruar i hapur deri më datë 12 shtator 2024. Sipas dokumenteve, kanë shfaqur interes vetëm dy operatorë ekonomikë.

Firma “M U R A T I” Sh.p.k është skualifikuar që në fazën e parë për shkak se nuk e ka paraqitur edhe fizikisht një certifikatë që ka dorëzuar online. Ligji dikton që AK duhej ta kishte vënë në dijeni brenda afatit kompaninë, por drejtor Ujësjellësi nuk kishte interes  të merrej me këto procedura, ndryshe i cenohej plani për përfitime nga fondi limit që kap vlerën 100 milionë lekë. Nëse përfshijmë TVSH, kontrata pritet të arrijë në vlerën 120 milionë lekë

 

Procedura ka vazhduar me një ofertë të vetme dhe për më tepër më e shtrenjta, me vlerë 99 milionë lekë.  Kështu, pa zhvilluar garë fare i është dhënë kontrata e firmosur si fitues tregtarit nga Klosi “Ilir Dedolli” P.f.. Ndërkohë , Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: abuzimeBelinda Ballukumateriale elektrietender

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Me kapele e biçikletë, ja kush e vuri tritolin te motrat Nikolli

Me kapele e biçikletë, ja kush e vuri tritolin te motrat Nikolli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë
Sport

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26

Legjenda e futbollit anglez, Joe Cole, ka ndezur atmosferën para gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, duke shfaqur...

Lexo më shumë
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

13:49 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com