GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbappe akuzohet për përdhunim, nis hetimi ndaj 25-vjeçarit

13:34 - 15/10/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbappe akuzohet për përdhunim, nis hetimi ndaj 25-vjeçarit

Kylian Mbappé teksa po largohej nga Hotel Bank të premten.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një lajm i bujshëm ka tronditur Francën dhe Realin e Madridit me Kylian Mbappe që akuzohet për përdhunim në Suedi.

Gazeta suedeze Expressen raporton se Mbappe është duke u hetuar për përdhunim, pas një vizite të yllit të Real Madridit në Stokholm së fundmi, me francezin që e denoncoi si “lajm të rremë”.

Përdhunimi i dyshuar raportohet se ka ndodhur në hotelin “Bank” ku Mbappe ka qëndruar gjatë vizitës së tij.

Hotel Bank në Stokholm

Pasi gazeta Aftonbladet raportoi se një përdhunim i dyshuar ishte raportuar në polici, por nuk tha se kush ishte i akuzuar, gazeta Expressen zbuloi se 25-vjeçari Mbappe ishte i dyshuari.

“Sipas informacioneve të marra nga Expressen, policia po heton yllin që dyshohet në mënyrë të arsyeshme për përdhunim dhe sulm seksual”, shkruante gazeta.

I kontaktuar nga Agence France-Presse (AFP), kampi i Mbappe tha se nuk kishte njohuri për një ankesë ligjore të bërë kundër tij.

Sulmuesi francez, i cili nuk u përzgjodh për raundin e fundit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, vizitoi kryeqytetin suedez me një grup shokësh më 10 tetor. Ata darkuan në një restorant përpara se të shkonin në një klub nate. Mbappe dhe grupi u larguan nga Suedia të premten.

Paditësja, një grua, ka kërkuar trajtim të shtunën në një repart spitalor për viktimat e përdhunimit dhe ka raportuar se ka qenë viktimë e një krimi seksual. Më pas gruaja identifikoi yllin francez të futbollit si autor.

Në një postim në X, Mbappe pretendoi ky lajm ishte i rremë dhe vjen në mënyrë të “rastësishme” vetëm pak ditë përpara se ai të çojë në gjyq ish-klubin e tij, PSG, për shkak të detyrimeve të papaguara prej 55 milionë eurosh. “LAJM I RREMË!!!!. Po bëhet kaq e parashikueshme, në prag të seancës, si rastësisht”, ka postuar Mbappé.

Etiketa: Kilian MbappeMbappe

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Vrasja tragjike e Liridona Murselit, reagon Osmani: Krim monstruoz

Osmani uron Shqipërinë mbi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com