GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetët e PD-së në Parlamentin Europian, Vokshi tregon çfarë ndodhi: Gjetëm mbështetje

11:47 - 24/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e PD-së në Parlamentin Europian, Vokshi tregon çfarë ndodhi: Gjetëm mbështetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e PD-së që ndodhen në Parlamentin Europian në Stasburg patën një deklaratë për shtyp këtë të enjte. Në emër të tyre foli Albana Vokshi e cila tha se demokratët njoftuan të gjithë eurodeputetët “për sulmin e paprecedentë ndaj opozitës”.

“U ndalëm në sulmin e paprecedentë ndaj opozitës me qëllim shkatërrimin e saj para zgjedhjeve parlamentare. Jemi vetëm pesë muaj para zgjedhjeve dhe informuam të gjithë miqtë tanë në lidhje me lidershipin e opozitës, që ose është në arrest shtëpiak ose arrest me burg, ose kërcënohet me çështje të ndryshme, kallëzime penale, apo çështje të ndryshme. Informuam në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili për pjesën më të madhe të vitit ka qenë pa fakte, pa akuzë, pa dëshmitarë, qëllimshëm për të dëmtuar PD për të hyrë në zgjedhje pa lidershipin e saj. Informuam edhe për kolegun tonë Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg për faktin se denoncoi ish-ministrin e Brendshëm që fshihte vëllain e tij. Informuam edhe për jo arrestimin, se ai ishte rrëmbim, të ish-Presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Pamjet ishin shokuese. Nuk mund të ndodhë një pamje e tillë për një ish-president për një vend që pretendon të ketë demokraci funksionale”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate tha se morën mbështetje të pakufizuar për kërkesat e tyre. Një prej tyre qëndron në krijimin e një qeverie teknike me qëllim organizmin e zgjedhjeve.

“Një qeveri teknike, një qeveri që të kujdesej në muajt e fundit për organizimin e zgjedhjeve. Kërkesa jonë është mbështetje për të kthyer mbrapsht demokracinë Shqipërisë, për të kthyer mbrapsht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjetëm mirëkuptimin dhe mbështetjen e të gjitha grupeve të ndryshme politike, por edhe të gjithë funksionarëve të lartë që takuam”, tha Vokshi.

Kujtojmë se një ditë më parë, një pjesë e deputetëve të PD-së protestuan para PE-së për t’u treguar ndërkombëtarëve, sipas tyre, keqqeverisjen e socialistëve në vend. Nga ana tjetër një pjesë e tyre u futën brenda Parlamentit Europian për të zhvilluar takime me eurodeputetët ku i informuan për kauzat e tyre.

Etiketa: Albana VokshiPE

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
GJKKO, sot pritet vendimi nëse dosja ndaj ish-kryeministrit Berisha kalon për gjykim

"Partizani”, Berisha e Malltezi nuk janë në sallë, përfaqësohen me avokatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com