“Kurrë më parë, një individ me profil të lartë politik, nuk është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika”, deklaroi kryeministri Edi Rama në takimin e mbajtur në New York me një grup përfaqësuesish të diasporës.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se “Sot Shqipëria nuk është më vendi i një kaste të fuqishmish mbi ligjin”, duke e quajtur një moment historik për vendin. Ai nënvizoi se kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë një goditje vdekjeprurëse dhe se, për herë të parë, individë me pushtet politik po i nënshtrohen ligjit në mënyrë të barabartë.
Edi Rama: “Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian i ngjan rrugës së çdo emigranti shqiptar në përpjekjet e tij për t’u pranuar dhe integruar drejt BE-së.
Shqipëria dikur shihej me paragjykime, ashtu sikurse shiheshin shqiptarët, ashtu sikurse jeni parë ju kur keni ardhur. Asnjë nga udhëheqësit e vendeve europiane nuk e vizitonte Shqipëinë. Qeveri e zhytur në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve dhe shërbimeve për sektorn publik. 40 milionë dollarë ishte borxhi i qverisë vetëm prej detyrimeve të papaguara ndaj invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara. 1.3 miliardë dollarë ishte borxhi ndaj kompanisë që shpërndante energjinë elektrike. Shqipëtarët shkonin në spital me çarçafë dhe batanije nga shtyëpia. Sistemi i sterilizimit ishte i shkatërruar, ambulancat dhe makinat e policisë fikeshin në rrugë. Çdo tre ditë kishte vrasje. Korrupsioni ishte në nivelet më të larta, deri për të marrë një certifikatë personale. Turizmi mbahej gjallë vetëm nga malli i emigrantëve dhe i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Si sahati që ishte gjithmonë 12, ashtu kishte ngecur koha e Shqipërisë. Sistemet kulluese i mbulonin ferrat, për agroturizëm s’bëhej fjalë, paga minimale ishte 150 euro, angazhimi i forcave të punës nën 50 për qind. Borxhi publik ishte i lartë, drejtësia ishte pazar i madh ku pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim i emrit Shqipëri në çdo raport ndërkombëtar.
Sot, era e re e shtetit fryn gjithnjë e më e fortë, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjik, SHBA, BE. Në 1 dekadë, kemi dyfishuar prodhimin e përgjithshëm. Kemi dyfishuar pagën minimale dhe atë mesatare në sektorin publik. Forcën e punës e kemi çuar mbi 80 për qind. Sot jemi mbi mesataren e rajonit me mbi 900 dollarë për frymë. Pagat reale në sektorin privat janë të konkurrueshme, jemi në po të njëjtin nivel me Greqinë etj. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditje vdekjeprurëse. Të gjithë shqiptarët, edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori sa duke kthyer kokën prapa, shohin për herë të parë që nga 1912, që njerëz të veshur me pushtet, janë përballur me drejtësinë. Kurrë më parë, një individ me profil të lartë politik, nuk është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, që s’e ka bërë asnjë nga vendet anëtarë në BE, pa hyrë në BE”.
Kryeministri Edi Rama kujtoi arrestimin e ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë fjalës në takimin me qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.
Rama: Asnjë forcë politike dhe asnjë forcë e pushteti politk s’e bëri dot, i hoqëm duart nga drejtësia, e bëmë me vetëdije të plotë, askush s’është më i paprekshëm, cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr mbrojtje, nga ne investimi më i madh politik i PS gjatë shekullit të ri, shprehja shembullore e besnikërisë sonë të zgjedhësve që na votuan tri vite rresht, për ta bërë një shtet evropian të së drejtës në BE ku barazia para ligjit vlen njësoj si qytetarin e zakonshëm dhe kryeministrin e vendit. Lexoni shihni dhe dëgjoni se sa përpjekje bëhen gjatë kanaleve mediatike se reforma është një blof i qeverisë për të goditur kundërshtarët se reformën e beri Amerika me goditjet e shumëpritura me opinionin politik, për të dënuar të paprekshmit, aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri, fuqinë e saj Amerika e kishte po aq të madhe seç e pati, aty është edhe ne vende të rajonit, ata që janë në NATO, si mundi që s’e solli më parë këtë peshqesh.
Rama e quajti reformën në drejtësi një nga arritjet më të rëndësishme të qeverisë së tij, duke e krahasuar atë me proceset e ngjashme në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. “Ne kemi bërë atë që asnjë nga vendet e reja anëtare të BE nuk e ka bërë para se të hyjnë në Bashkim,” theksoi ai.
“Sot Shqipëria nuk është më vendi i një kaste të fuqishmish mbi ligjin dhe kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë, të parën qysh prej themelimit të shtetit në 1912-ën. Të gjithë shqiptarët edhe nëse s’janë historiane dinë aq histori sa nëse kthejnë kokën mbrapa, për herë të parë në vendin tonë, njerëz të veshur me pushtet politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit apo lidhjeve të tyre me politikën, qoftë në qeveri apo opozitë. Asnjëherë në historinë tonë një individ me profil të lartë politik nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjithë ata që janë dënuar më parë, që nga ministrat e diktaturës, deri te ish-kryeministri Fatos Nano kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie që ka qenë e urdhëruar dhe manipuluar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Unë jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne PS, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja anëtare të BE para se të hynte në BE, lëre pastaj nga vendet e rajonit”, u shpreh Rama.
gijotina.com/
Discussion about this post