GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Beqaj” ndez debatet në kuvend: Noka-Spiropalit: Mos mbroni hajdutin dy metrosh

10:47 - 14/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Beqaj” ndez debatet në kuvend: Noka-Spiropalit: Mos mbroni hajdutin dy metrosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi ka nisur me debate të forta këtë të enjte dhe shkak u bë çështja e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili nuk dëshmoi dje në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi pati mosmarrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti demokrat Flamur Noka iu drejtua me tone të larta kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Noka tha se mazhoranca u përpoq të minonte punën e Komisionit Hetimor dje, në një përpjekje sipas tij për të mbrojtur “Beqajn, hajdutin 2 metra të gjatë”.

Debatet

Noka: Dje një hajdut dy metra, një hajdut dy metër i gjatë, i burgosur politik

Spiropali: Mos fyeni

Noka: Të flas apo jo?

Spiropali: Flisni por mos fyeni.

Noka: Shkelje procedure dhe e rregullores që filloni seancën pa deputetët.

Spiropali: Janë informuar deputetët

Noka: Seanca çelet kur deputetët janë në sallë. Dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës në kundërshtim me ligjin që hynë në sallën e parlamentin, inkurajuar nga dhuna e kryeministri ushtron ndaj opozitës. Një hajdut dy metra i gjatë i burgosur guxon që të sulmojë, agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Një hajdut një vend që të japë llogari.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk mund t’ja nëpërkëmbë askush

Noka: Një hajdut dy metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit, more vesh apo jo? Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët, siç bëtë me Olta Xhaçkën. U përpoqët dje që të minonit punën e komisionit. Paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelni çdo normë dhe çdo standard. Komisioni mbrëmë ishte pa gardianë, Ilir Beqaj së bashku me avokatin guxonin të intimidonin deputetët.

Bardhi: E para zonja Spiropali, kur kolegu Noka po i referohej hajdutit dy metrosh e kishte për Beqajn, jo për kryeministrin, nuk e di pse ju vajti mendja të kryeministri. Ju zonja drejtuese e seancës nuk keni asnjë të drejtë të më ndërhyni në fjalën time.

 

Së dyti, meqë kujdesesh për etikën, ti zonjë duhet të jesh e shqetësuar që një person i burgosur, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit dhe guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pa shqetësuar të kërcënonte deputetin e opozitës.

 

Dje në konferencën e kryetarëve keni vendosur të mos i jepni më shumë kohë dhe pse ai komisionin nuk ka mbyllur planin. Sipas ligjit kjo do të thotë ti mohosh të drejtën për të hetuar.

 

Keni për detyrë ‘t’i siguroni komisionit të drejtën për të hetuar. Ju mendoni se duke penguar të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar, një nga shqetësimet e ngritura në progres raport ishte ngushtimi i opozitës për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar. Ja ku e keni shembullin Pse nuk bëheni zëdhënëse e Kushtetutës, e ligjit dhe rregullores për t’i dhënë opozitës më shumë kohë për të vijuar punën, se deputetët e tuaj përtojnë për të punuar, ndërkohë e tyre është të rishikojnë vendimin. Ndaj ju lutem, ta rishikoni atë vendim, të keni një qëndrim sipas rregullores së kuvendit për të dënuar shantazhin që një kriminel në burg ka kërcënuar deputetë dhe të lejoni hetimin normal të komisionit.

Spiropali: Kërkesa që ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Ndihem pak në faj që atë kërkesë me 7 deputetë e kam dërguar në konferencë të kryetarëve, sepse pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhej ta kisha paraqitur. Por për hir të rëndësisë së posaçme të votimit e kam dërguar. Në fund është vendosur për mos shtyrje. Komisioni është shtyrë dy herë për të dalë në konkluzione, jo të shpërdorojë detyrën.

Sa i takon asaj se kush është kriminel, e përcakton prokuroria dhe gjykata dhe përsa dikush kohë vjen në komision dhe tregon gatishmëri për të dëshmuar, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Sa i përket pretendimeve të tjera, jam vënë në dijeni sot në mëngjes. Patjetër që Garda ka respektuar rregulloren, do shihen me vëmendje. Sot në mëngjes jam vënë në dijeni të kërkesës tuaj.

Bardhi: nuk ka asnjë rregull në ligj që kërkohet vendim i ndërmjetëm nga komisioni për shtyrjen e afatit.

 

 

Etiketa: hajdutNoka

Lajme të lidhura

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur
Aktualitet

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n
Breaking Views

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha
Breaking Views

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

18:30 - 24/04/26
Para
Liga e Kombeve, edhe sot luhen 8 sfida interesante

Rikthehet Liga e Kombeve/ Spikat Belgjikë-Itali, ja ndeshjet e ditës së sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg
Breaking Views

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

19:15 - 24/04/26

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku...

Lexo më shumë
Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

19:09 - 24/04/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

18:30 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com