GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Serbia merr 228 mln € nga “Ipard 3″/ Fondet e Shqipërisë ende pezull

15:54 - 14/11/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria pa datë për për rikthimin e fondeve IPARD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa Shqipëria ndodhet në fazën e pezullimit të fondeve IPARD 3 për shkak të hetimit të ndërmarrë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Serbia ka përparuar më tej duke përfituar fondin e  parë prej 288 milionë euro për fermerët e saj.

Programi u lejon fermerëve serbë të paraqesin propozime projektesh në qeveri për të shfrytëzuar fondet dhe për të investuar në blerjen e pajisjeve dhe rregullimin e objekteve në fermat rurale. Emanuele Giaufret, ambasador i BE-së në Serbi, tha se financimi do t’u mundësojë fermerëve të zhvillohen dhe arrijnë standardet e unionit.

“BE kujdeset për fermerët serbë. Ne punojmë për t’i mbështetur ata dhe për t’u siguruar që pas anëtarësimit, kur fermerët serbë të bëhen fermerë të BE-së, ata do të jenë në gjendje të konkurrojnë dhe të kontribuojnë në sektorin tonë bujqësor. Ky financim i konsiderueshëm prej 288 milionë euro donacion do të fuqizojë fermerët, agro-përpunuesit dhe komunitetet rurale për të trajtuar sfidat dhe për të rritur konkurrencën e tyre në treg dhe për të nxitur zhvillimin rural në fusha si turizmi. Financimi në kuadër të programit IPARD të Bashkimit Evropian është rritur ndjeshëm, duke reflektuar përkushtimin e BE-së ndaj këtyre qëllimeve, ndërsa ne e shikojmë Serbinë si një shtet të ardhshëm anëtar të BE-së”, tha Emanuele Giaufret, ambasador i be në Serbi.

Për Shqipërinë fondet do të vijojnë të mbeten të bllokuara për një afat të pacaktuar duke bërë që pasojat ti vuajnë fermerët që nuk mund të përfitojnë prej tyre. Por ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha gjatë komisioneve parlamentare ku dhe u prezantua buxheti për 2025 se në gjysmën e dytë të vitit që vjen pritet një përgjigje sesi do të veprohet.

“Për Ipardin jemi në plan veprimi. Bëmë komitetin e monitorimit nr 14 para 3 javësh, shohin sa zbatojmë planet e veprimit. Në fund të vitit tjetër do jetë një proces auditimi që do kërkoj dërgimin e paketës së Ipard 3 për u akredituar prej tyre”, tha ministrja Denaj.

Programi IPARD është mbështetja financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%.  IPARD 3 nisi në mars 2023 dhe parashikonte deri në fund të 2026 të disbursonte 146 milionë euro për bujqësinë shqiptare. Shqipëria u bë pjesë e IPARD 3 pas IPARD 2 që nisi në vitin 2014 dhe përfundoi në vitin 2021 me një fond total të disbursuar rreth 90 milionë euro. Abuzimi me fondet I konstatuar nga Komisioni Europian solli pezullimin në korrikun e 2023-shit, ndërsa çështja po hetohet nga SPAK.

/A2 News/

Etiketa: Kryesore1SerbiaShqiperia

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
14 Nëntori, Dita Botërore e Diabetit. Çfarë duhet të dini

14 Nëntori, Dita Botërore e Diabetit. Çfarë duhet të dini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com