GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Vlorë tender 103 mln lekë për blerje klori, ia jep pa garë kompanisë me ofertën më të lartë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Vlorë tender 103 mln lekë për blerje klori, ia jep pa garë kompanisë me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Vlorës nën drejtimin e Dritan Leli ka shënuar tenderin e radhës ku konkurrentët janë skualifikuar dhe kontrata i është dhënë kompanisë që ofertoi më shumë.

Tenderi i cili është bërë nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë, që varet drejtpërdrejtë nga Bashkia Vlorë, ka si qëllim blerjen e klorit për vitin 2021. Kjo procedurë e cila mban numrin e referencës REF-01250-07-19-2021 dhe ka fondin limit prej 10.255.000 lekëve të reja ose rreth 103 milionë lekë të vjetra, është bërë në datën 21 korrik të këtij viti, ndërsa fituesi është shpallur në 23 dhjetor.

Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, ”Albanian Distribution Chemicals” shpk dhe ”Atlantik 3” shpk. Kompania ”Albanian Distribution Chemicals” është skualifikuar nga gara me arsyen e zbatimit të një vendimi KSHA dhe KPP, por duke mos e qartësuar se pse ka qenë arsyeja e skualifikimit. Kështu operatori ”Atlantik 3” shpk ka mbetur i vetëm në garë, duke u shpallur dhe automatikisht fitues i këtij tenderi.

Mënyra e përzgjedhjes së fituesit në tenderat publikë duke shmangur konkurrencën, janë kthyer në një fenomen shqetësues për menaxhimin e fondeve nga buxheti i shtetit. Një rast i tillë është edhe ky që është regjistruar së fundmi edhe në Bashkinë e Vlorës, të drejtuar nga Dritan Leli, pa garë dhe duke shpallur fitues ofertën më të lartë.

Kjo sepse ”Albanian Distribution Chemicals” kaq ofruar 9.720.000 lekë, ndërsa ”Atlantik 3” shpk ka ofruar 10.250.000 lekë. Kështu Leli e ka parë të arsyeshme të përzgjedh ofertën e dytë e cila është më e lartë dhe që është sa 99.95% e fondit limit.

Edhe ky tender është futur në “thesin” e flamurit të kuq (red flag) nga “Open Data”, e cili derisa Autoriteti i Konkurrencës nuk do t’i parandalojë këto procedura, do vazhdojë të fryhet akoma.

Gijotina.com

Etiketa: Bashkia Vloregareklorkompaniakryesore2ofertatender

Lajme të lidhura

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m
Breaking Views

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m

22:02 - 22/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë
Breaking Views

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë
Breaking Views

Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë

20:26 - 20/05/26
Para
Denoncimi: KESH, 2 miliardë lekë kompanive të sigurimit me tender fiktiv

Denoncimi: KESH, 2 miliardë lekë kompanive të sigurimit me tender fiktiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas 35 vitesh, Parlamenti nuk diskuton programin e qeverisë,Tabaku: Nuk kanë as program e as vizion
Aktualitet

Tabaku ngre alarmin: Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE

10:14 - 25/05/26

Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputetja e Partisë...

Lexo më shumë
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet shokun pas debatit në lokal

10:04 - 25/05/26
E rëndë në Elbasan! Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina

E rëndë në Elbasan! Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina

09:36 - 25/05/26
Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë, në raport me popullsinë

Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë, në raport me popullsinë

09:07 - 25/05/26
Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

08:08 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com