Ish-deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Dashamir Tahiri, u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Tahiri sqaroi se ishte thirrur si person në dijeni për një çështje që lidhej me një hetim pasuror. Ish-deputeti zgjodhi të mos e zbulojë identitetin e personit që po hetohet, por theksoi se bëhet fjalë për një çështje para vitit 2005.
Tahiri nënvizoi se zyrtari i lartë nën hetim ka hedhur një firmë në një nga kompanitë e tij, ku ka blerë diçka.
“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që lidhet me mua, por për një hetim pasuror ndaj dikujt, në kuadër të drejtësisë së re. Bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që ka hedhur një firmë te një nga kompanitë e mia, ku ka blerë diçka. Kjo i përket periudhës para vitit 2005,” tha Tahiri.
I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari në fjalë është një prokuror apo gjyqtar, Tahiri refuzoi të japë detaje të mëtejshme.
Discussion about this post