Vetëvaret një i moshuar në oborrin e banesës në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas informacioneve të para të policisë mësohet se 70-vjeçarin e kanë gjetur familjarët të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit ndodhet në vendngjarje për të bërë të gjitha veprimet.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 70-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Discussion about this post