GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq/ 60% e shkollave të mbyllura në Dibër. Probleme me energjinë dhe rrugë të bllokuara nga bora

Kushtet e këqija të motit që kanë përfshirë vendin prej 4 ditësh vijojnë të shkaktojnë problematika, kryesisht në veri dhe jglindje të vendit.

08:32 - 14/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Moti i keq/ 60% e shkollave të mbyllura në Dibër. Probleme me energjinë dhe rrugë të bllokuara nga bora
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moti i keq ka mbërthyer vendin duke pezulluara shumë aktivitete. Sipas informacioneve të marra ditën e sotme, vijon situata problematike në qarkun e Dibrës. Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave. Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë. 60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.

Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.

Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët. Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

“Në territorin e qarkut Lezhë, situata aktualisht duket më e qetë, intensiteti i erës ka rënë në mesatare. Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin dhe OSHEE do punohet për riparimin e defekteve elektrike dhe pastrimin e qytetit nga mbeturinat e sjella nga era.. Probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike nuk ka. Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale. Hidrovorët janë në gadishmëri”, njoftoi prefektura e Lezhës.

Problematike situata në Fushë Arrëz. Në Shkodër, Korçë dhe Lezhë, disa zona pa energji

në Fushë Arrëz, situata vazhdon të jetë problematike, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe erës së fuqishme. Rruga Iballë vazhdon të jetë e bllokuar.

Në Shkodër, rrugët janë të kalueshme, por probleme ka me furnizimin me energji elektrike. Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në Pult dhe në bashkinë Vau Dejës.

Shkollat në Iballë, Blerim dhe Fierz vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për ditën e sotme.

Në territorin e qarkut Lezhë, situata duket më e qetë, ku  intensiteti i erës ka rënë. Edhe në këtë qark ka probleme me furnizimin me energji, konkretisht në Kurbin dhe Mirditë.

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë të forte në tre ditët e fundit kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim në rrugët rurale deri në bllokim dhe mungesë të energjisë elektrike. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të Bashkisë, deri më tani është bërë mundur hapjen e disa rrugëve si Lagje e Re Kukës, fshatrat Bardhoc 1 dhe Bardhoc 2, fshatrat Shishatvec dhe Novosej, Ura Koloshit-Zapod, fshatrat Mustafaj, Bushat, Kolesjan, Gabrricë. Po ashtu janë hapur të gjitha rrugët e fshatrave të njësisë administrative Shtiqën.

Aktualisht borëpastrueset dhe fadromat janë në terren, nga ku po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora në të gjithë njësitë e tjera administrative. Sipas Emergjencave Civile, pothuajse gjitha rrugët janë bërë të kalueshme me paisje dimërore përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën, Grykë Cajë, Surroj me rrugën nacionale.

Bashkia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë ose vendosjen e gomave dimërore në akset rurale ku ka problematikë. I gjithë Kukësi furnizohet me energji elektrike përveç 12 abonentë të fshatit Turaj Nj Adm Topojan Bashkia Kukës. Sa përket Bashkisë Has, të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugëve të fshatrave Cahan dhe Xhebexhi. Në Tropojë, mungesë energjie ka në Nj.Ad Tropojë e Llugaj.

Në Qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqendrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore.

Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e shesheve dhe të rrugicave në qytet. Është hapur segmenti Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, janë hapur rrugët lidhëse në bashkinë Devoll dhe do të vazhdohet me Njësinë Adminstrative Miras, në Bashkinë Pustec janë hapur të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat. Gjithashtu edhe në bashkinë Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në Helmës, Prodan dhe Bejkovë. Nga Bashkia Pogradec janë hapur rrugët lidhëse me qendrat e Njësive Administrative Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.

Pa energji elektrike vijojnë fshatrat Protopapë dhe Pulahë në Maliq, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshatrat Peshtan, Vrepckë, Lashovë dhe Gjirakar. Në bashkinë Korçë fshati Panarit, Trebickë dhe Orgockë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në fshatin Çervenakë. Grupet e punë vazhdojnë punën në terren për riparimin e defekteve.

Problem shqetësues vazhdon të mbetet riparimi i defektit dhe rikthimi i energjisë elektrike në fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht.

Etiketa: boreDiberKryesore1ngricaShkolla

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Qeveria merr vendimin, ja sa do jetë bonusi i pensionistëve për fundvit

Mjekja kardiologe: Të moshuarit të shmangin daljet në të ftohtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com