GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nis epoka e re në SHBA! Trump fal 1500 të akuzuarit për trazirat në Kapitol

09:00 - 21/01/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis epoka e re në SHBA! Trump fal 1500 të akuzuarit për trazirat në Kapitol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë dhe direktiva për të vendosur vulën e tij mbi administratën e re amerikane, në çështje që përfshijnë energjinë, faljet penale dhe imigracionin.

Në mesin e urdhrave të parë ishte një falje e përgjithshme e mbi 1.500 personave të akuzuar për krime në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

Në mesin e atyre që do të përfitojnë nga kjo falje janë edhe të dënuarit për sulme ndaj zyrtarëve policorë.

Veprimi i Trumpit, vetëm disa orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, hap rrugën për lirimin nga burgu të atyre që janë shpallur fajtorë për sulme të dhunshme ndaj policisë, si dhe drejtuesve të grupeve ekstreme të djathta të dënuar për komplotet e dështuara për të mbajtur në pushtet republikanin pasi humbi zgjedhjet e 2020-tës ndaj ish-presidentit, Joe Biden.

Demokratët kritikuan ashpër vendimin për të përfshirë në falje edhe protestuesit e dhunshëm, krimet e shumë prej të cilëve u kapën në kamera dhe u transmetuan drejtpërdrejt në televizione.

Trump kishte sugjeruar në javët para rikthimit në Shtëpinë e Bardhë se në vend të faljeve të përgjithshme, ai do t’i shqyrtonte të gjitha rastet e të akuzuarve të 6 janarit një pas një. Ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance kishte thënë vetëm disa ditë më parë se njerëzit përgjegjës për dhunën gjatë trazirës në Kapitol “natyrisht” nuk duhej të falnin.

Trumpi, 78 vjeç, bëri betimin si president të hënën në ndërtesën e Kapitolit dhe, gjatë ceremonisë, ai e portretizoi veten si një shpëtimtar të zgjedhur nga Zoti për të shpëtuar një komb në rënie.

“Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.

Menjëherë pas betimit të tij si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të një takimi përmes një aplikacioni telefoni. Takimet ekzistuese u anuluan.

Afro 1.660 afganë që ishin miratuar nga qeveria amerikane për të emigruar në SHBA, përfshirë anëtarë të familjeve të personelit ushtarak amerikan aktiv, panë se fluturimet e tyre u anuluan si pasojë e një urdhri të Trumpit që pezullonte programet e refugjatëve në SHBA, tha një zyrtar amerikan dhe një avokat për zhvendosjen e refugjatëve.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi edhe një urdhër që shpallte emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, që do të çlironte fonde dhe do t’i lejonte atij të dislokonte trupa atje.

Ai nënshkroi një urdhër për t’i dhënë fund një politike që u jep shtetësinë atyre që lindin në Shtetet e Bashkuara, një veprim që me siguri do të shkaktojë një betejë të gjatë ligjore. Një urdhër tjetër ekzekutiv shpalli kartelet e drogës meksikane si organizata terroriste.

Trump tërhoqi përsëri Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën, duke larguar kështu ndotësin më të madh historik në botë nga përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike për herë të dytë brenda një dekade.

“Po heqim gjithë kancerin … të shkaktuar nga administrata Biden”, tha Trump ndërsa nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale.

Urdhra të tjerë revokuan politikat e administratës Biden mbi inteligjencën artificiale dhe automjetet elektrike. Ai gjithashtu urdhëroi punonjësit e qeverisë të kthehen në zyrë, në vend që të punojnë nga shtëpia.

Trump nënshkroi edhe dokumente për të krijuar një “Departament për Efikasitetin Qeveritar”, një bord këshillimor i jashtëm i kryesuar nga miliarderi Elon Musk, që synon të kufizojë pjesë të mëdha të shpenzimeve qeveritare.

Në Departamentin e Shtetit, dhjetëra diplomatëve të lartë jo-partiakë iu kërkua të japin dorëheqjen si pjesë e një plani më të gjerë për të zëvendësuar nëpunësit civilë jo-partiakë me besnikë.

Trump tha në rrjetet sociale se ekipi i tij ishte në procesin e largimit të mbi 1.000 të emëruarve nga administrata Biden.

Ai gjithashtu tha se do të nxirrte urdhra për të hequr programet federale të diversitetit dhe për të kërkuar që qeveria të njohë vetëm gjinitë e përcaktuara në lindje./ REL

Etiketa: falKapitolTrump

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Inceneratori i Tiranës, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve

Inceneratori i Tiranës, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com