Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së 25-të për Abissnet Superiore. Dinamo merr barazimin e katërt rresht, këtë her pa gola në “Elbasan Arena” ndaj Vllaznisë. Vërtet munguan golat, por nuk munguan kartonët e kuq, tre copë, dhe polemikat e shumta në lidhje me arbitrimin.
Egnatia se po përsërit sezonin e kaluar. Rrogozhinasit fituan 2-0 ndaj Partizanit me golat e Lushkja dhe Sota në secilën pjesë. Bylis dhe Elbasani u ndanë në barazim 1-1.
Në dy sfidat e fundit që u luajtën ditën e sotme, Laçi fitoi pastër 3-0 ndaj Teutës, me golin e Paulo Junior dhe dopietën e Cordeiro. Tirana fitoi në frymën e fundit ndaj Skënderbeut, për bardheblutë shënoi Bajrovic 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga pika e bardhë e penalltisë.
Përsa i përket klasifikimit, katërshja që do garojë në fund për titullin duket e vendosur dhe vështirë se do të ketë ndryshime deri në fund. Laçi dhe Elbasani janë disi të qeta në mesin e tabelës, ndërsa ekipet e mbetura do të luftojnë deri në fund për mbijetesën.
Discussion about this post