GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Vendi do njohë një bum të madh energjetik, brenda një mandati do dyfishohet prodhimi

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Vendi do njohë një bum të madh energjetik, brenda një mandati do dyfishohet prodhimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, prezantoi sot, gjatë një konference për mediat, vizionin e tij për një Shqipëri të transformuar energjetikisht. Ai theksoi se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike, duke shfrytëzuar burimet e pasura natyrore të vendit.

Sipas Berishës, prioritet do të jetë prodhimi i energjisë rinovueshme nga era, dielli dhe gazi, dhe parqet eolike dhe solare do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Lideri i opozitës garantoi se gjatë mandatit të parë, prodhimi energjetik i Shqipërisë do të dyfishohet, përfshirë përdorimin e burimeve ujore në përputhje me standardet mjedisore.

Ai gjithashtu tha se qytetarët dhe bizneset shqiptare do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij bum i energjetik. Berisha po ashtu deklaroi se Shqipëria do të shndërrohet në një destinacion tërheqës për investime energjetike në Europë.

“Shqipëria Madhështore do të jetë Shqipëria e bumit të madh energjetik.
Do të jetë Shqipëria e investimeve madhështore në energjetikë.
Unë jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarë se prodhimi i energjisë nga era, dielli dhe gazi, me përparësi prodhimin e energjisë së rinovueshme, do të dyfishojë prodhimin total të sotëm gjatë mandatit që vjen.
Parqet eolike, parqet solare do të marrin një përparësi absolute. Shqipëria ka ndër platformat e erës më të fuqishme në Europë. Këto platforma shtrihen nga thellësitë e Alpeve në jugun e vendit.
Zona të mëdha mund të prodhojnë me mijëra megavatë në energji eolike.
Por dielli është një burim i pashterrshëm dhe unë garantoj qytetarët shqiptarë që Shqipërinë do ta shndërrojmë në vendin më tërheqës në Europë për investimet në fushën e energjisë.
Dhe përfituesit më të mëdhenj të këtij bumi në prodhimin energjetik do të jenë qytetarët shqiptarë, do të jetë biznesi shqiptar, do të jetë Made in Albania, prodhimi shqiptar.
Do të përdoren të gjitha potencialet ujore, në përputhje ne rregullat rigoroze të mjedisit, për të shndërruar në energji ujërat që derdhen të fjetura në det.
Do autorizohet ndërtimi i mikrohidrocentraleve për të prodhuar nga fshatra, nga komunitete, nga lagje, energji falas për veten e tyre.
Këto burime fantastike, këto burime të mëdha, të pashtershme energjie do ta bëjnë Shqipërinë një ndër nyjet më të fuqishme energjetike, një superfuqi rajonale energjetike.

Gazifikimi i qyteteve të vendit do jetë nisma ndër më kryesoret e qeverisë shqiptare.
Buxhetet e ardhshme do i përkushtohen infrastrukturës dhe gazifikimit të Shqipërisë.
Është mëkat, është e pafalshme të kesh në territorin tënd, në mbi 200 kilometra trajektore, një nga gazsjellësit më të fuqishëm të kontinentit, të kesh qenë kontribut kryesor në fitoren e këtij projekti, dhe tani të pretendosh të marrësh gazin e lëngët, të mos shfrytëzosh potencialin e jashtëzakonshëm të tij.
Pra, të gjitha këto marrin fund”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaenergji

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
Breaking Views

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
Para
Rama nuk tërhiqet: ‘Tik Tok’ do të mbyllet në Shqipëri brenda 6-8 javësh

Qeveria merr vendimin, mbyllet para zgjedhjeve platforma TikTok

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com