GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Marrëveshja për armëpushim, Zelenskyy: Nuk i besojmë Putin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky: Nëse Putin vdes, lufta mbaron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne të gjithë dëgjuam nga Rusia fjalët që priteshin dhe shumë manipuluese të Vladimir Putinit”, tha presidenti i UkrainësVolydymir Zelenskyj në një fjalim në video. Putin nuk guxon t’ia thotë hapur presidentit të SHBA-së Donald Trump, që do ta vazhdojë luftën, tha më tej Zelenskyy. “E përse ata në Moskë një ide për armëpushimin e ndërlidhin me kushte të tilla, në mënyrë që të mos mund të arrihet asgjë ose që sa më gjatë të jetë e mundur kjo të mos arrihet.” Sipas të dhënave të Zelenskyyt ky është një truk i shpeshtë i Putinit, që nuk flet qartazi për të bërë gjithçka të mundshme po për ta shtyrë ose për ta bërë të pamundur atë.

Putin parimisht tregohet i hapur për armëpushimin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin parimisht është treguar i hapur për një armëpushim, por ende nuk dëshiron të sqarojë detajet.

Putin do që kjo të arrihet vetëm me kushte, Në një konferencë shtypi Putin miratimin e Moskës ndaj propozimit të SHBA për armëpushim në luftën e Ukrainës e ka kushtëzuar dhe ka shprehur dyshime, nëse mund të mbikqyret një armëpushim i tillë. Ndonëse Moska e preferon propozimin për ndërprerjen e luftimeve, të tilla armëpushime duhet të “çojnë në një paqe të qendrueshme dhe të trajtojnë shkaqet që kanë rrënjë të thella të kësaj krize”, tha Putin. Lidhur me propozimin përfaqësuesit e Rusisë dhe të SHBA do të vazhdojnë tani bisedimet. Në të kundërt Zelenskyy theksosi sërish në kritikën e tij gatishmërinë e Ukrainës për ndërprejen e kufizuar të veprimeve luftarake. Kievi e ka pranuar propozimin për armëpushim, sepse SHBA kanë shprehur gatishmërinë për ta mbikqyrur atë.

“Ukraina e gatshme për paqen”

Në Ukrainë ka edhe më tej dyshime të mëdha ndaj gatishmërisë së Rusisë për paqe. Shefi i shtabit të Zelenskyy, Andri Jermak, deklaroi në televizion, se Ukraina nuk do të pranojë një konflikt të ngrirë me Rusinë. Ukraina ka rënë dakord me SHBA-në, që përfaqësuesit e Europës të jenë patjetër pjesëmarrës në procesin e paqes.

Çfarë parashikon propozimi për armëpushim?SHBAdhe Ukraina kanë rënë dakord për një propozim për armëpushim. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një takim më parë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Uashington la të kuptohet diçka lidhur me përmbajtjen e draftit të dakordësuar ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës. “Ne nuk kemi vepruar qorrazi. Ne kemi folur me Ukrainën për toka dhe territore, që do të mbahen dhe do të humbasin”, tha Trump. Gjithashtu ka një “central shumë të madh energjetik“, që ka qenë objekt i bisedimeve – e çështja është, se kush do ta “marrë” atë në të ardhmen. Trump nuk deklaroi të dhëna të mëtejshme për këtë. Por centrali bërthamor ukrainas Saporishja i pushtuar nga Rusia në ditët e parat të luftës ndodhet në afërsi të frontit. Ky është centrali më i madh bërthamor i Europës./DW

Etiketa: Lufta në UkrainëRusiSHBAUkrainezelenskyy

Lajme të lidhura

Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare
Botë

Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

22:11 - 10/08/26
Ukraina sulm me dron ndaj Rusisë, 12 të vdekur dhe 39 të plagosur
Botë

Ukraina sulm me dron ndaj Rusisë, 12 të vdekur dhe 39 të plagosur

14:45 - 10/08/26
Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij
Botë

Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij

14:30 - 10/08/26
Para
Po tërhiqte varkën, ndërron jetë tragjikisht 38 vjeçari shqiptar

Gjendet i plagosur me thikë shqiptari në Greqi, në situatë kritike për jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive
Aktualitet

Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

12:59 - 13/08/26

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se përgjatë datave 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00...

Lexo më shumë
Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar

Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar

11:53 - 13/08/26
Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

11:46 - 13/08/26
Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë

Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë

11:34 - 13/08/26
Plas tubacioni i ujit të pijshëm në Unazën e Madhe të Tiranës

Plas tubacioni i ujit të pijshëm në Unazën e Madhe të Tiranës

11:25 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com