GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Do t’ju kthejmë qytetarëve paratë që qeveria e Ramës po ju vjedh përditë

20:25 - 17/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Do t’ju kthejmë qytetarëve paratë që qeveria e Ramës po ju vjedh përditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës në takimin e Beratit, kryedemokrati Sali Berisha u ka premtuar qytetarëve të këtij qarku, se qeverisja e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore pas 11 majit, do t’i kthejë paratë e taksave tek shqiptarët.

Sipas Berishës, paratë e mbledhura nga taksat do të përdoren për të rritur paga dhe pensione.

‘Ne vijmë tek ju qytetare dhe qytetarë të Beratit, të të gjitha bindjeve politike qofshit, vijmë tek me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër vetëm t’ua kthejmë para ju, paratë që qeveria merr nga ju’ deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Vështirë të ketë ndonjë vend tjetër njerëz punëtorë, njerëz të punës, si në këtë qark, si tek ju. Por, edhe me potenciale shumë të mëdha, me potenciale madhështore.

Çfarë ndodhi 12 vite?

U braktis fshati shqiptar. U ndërprenë subvencionet. U hapën kufijtë me Ballkanit të Hapur për prodhimet e Banasë dhe Shumadisë, fermerët e atyre zonave kanë 8-fishin e subvencioneve me fermerin shqiptar. Në këtë mënyrë, u prish gara, u prish konkurrenca, fermerët e Beratit dhe të Shqipërisë falimentuan në seri.

Edi Rama me Ballkanin e Hapur, nxiti largimin masiv të fermerëve nga fermat e tyre dhe nga Shqipëria.

Të dashur miq, burrat, gratë e Beratit dhe të Shqipërisë që shkrinë jetën e tyre në ndërtim, në arsim, në shëndetësi, në çdo fushë, njohën këto 12 vite një varfëri nga më të papranueshmet. Pensionet e tyre mbetën ato që ishin, kurse çmimet e mallrave që duhet të blinin me pensionet e tyre u dyfishuan dhe u mbidyfishuan.

Një pensionist i Beratit, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, pension mesatar, sot merr 173 mijë lekë maksimumi. Një pensionist në Malin e Zi, që merrte në 2013 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë. Po kaq merr pensionisti në Maqedoni, po kaq merr pensionisti në Serbi. Dhe ata pensionistë nuk kanë Berat, nuk kanë diamant të kurorës kulturore të njerëzimit.

Ndaj dhe ne, vijmë tek ju qytetare dhe qytetarë të Beratit, të të gjitha bindjeve politike qofshit, vijmë tek me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër vetëm t’ua kthejmë para ju, paratë që qeveria merr nga ju.

Po pse u trefishua pensioni i malazezit? Si u trefishua në 12 vite? Thjesht. Qeveria e Malit të Zi iu ktheu qytetarëve paratë e taksave që iu merrte.

Po. Ligji më elementar për një qeveritar është kur ndan buxhetin, do të thotë, kjo përqindje do t’u kthehet atyre që japin buxhetin.

Çfarë bënë këta?

I dini vet pensionet, nuk po i numëroj këtu se ku janë. Por një gjë u them. Nga 760 mijë pensionistë, 57% e tyre janë me pension jo të plotë. Pra, janë me pension ndën 170 euro. Pra, janë me pension, siç e tha shumë bukur, që nuk mjaftojnë aq për ilaçe, që nuk mjaftojnë për kafshatë.

A u bë këtu një padrejtësi e jashtëzakonshme?

Me mijëra e mijëra familje, nuk përballonin dot në sofër fëmijët e tyre më, dhe detyroheshin t’u thonin: ndiq fatin tënd bir, ose bijë.

Ndërkohë, qeveritë e vendeve përreth, jo. Rrisnin pensionet, rrisnin rrogat e ulëta. Në vitin 2013, ne kishim rrogën e ulët 180 euro. Rumania e kishte 160 euro. E kishte gjithësej 830 lei. Rumania sot rrogën e ulët e ka 3300 lei. Po, sigurisht, sepse çdo qeveri me ndjenjat më minimale të dhembshurisë dhe respektit për qytetarët ua kthen paratë qytetarëve.

Këta harxhuan 12 miliard euro për rrugët. A e dini se janë ndërtuar nga 2005-2013, 11300 km rrugë dhe nuk kanë kushtuar më shumë se 3 mld e 800 mln euro. Kanë ndërtuar në 12 vite asnjë km më shumë sesa 200 km dhe kanë shpenzuar 12 mld euro. Tani që ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim në 100 ditët e para, 200 euro minimumi jetik.

Çdo rrogë ulët, që nuk do jetë më e ulët se 500 euro, çdo njeri do ketë kartën e konsumatorit dhe do t‘i blejnë me 20% më pak”, tha Berisha.

Të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe mos ketë nam e nishan për këtë djegës dhe paratë kanë përfunduar në llogari të Ramës e Veliajt, është krim i shëmtuar, janë mbi 812 mijë pensione. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, nuk ndodh askund. Rama, 21 milionë euro ka harxhuar vetëm për udhëtime.

Filozofia jonë është e thjeshtë, të kthejmë paratë te ju. Ne premtojmë se rroga e mësuesit do të jetë 1500 euro, arsimi nuk do ketë shkurtime në personel, do shkurtohet numri i nxënësve në klasa. Mesatarja për universitet hiqet. Tarifat në universitet do hiqen fare ose do jenë modeste. Do kthejmë arsimin madhështor, bujqësinë madhështore dhe shëndetësinë madhështore.

Etiketa: berishaKryesore1paraqytetare

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Atentat mafioz në Lezhë! Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra pak kohë më parë në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com