GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bozdo akuza të tjera kryetarit të PS në Poliçan: A jeni dënuar në Greqi me 8 vite burg, me emër tjetër?

14:23 - 03/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shell u tërhoq nga Shpiragu, PD: Rama duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I deleguari politik i PD-së në Qarkun Berat, Eno Bozdo denoncoi përmes një deklarate për mediat kryetarin e degës së PS në Poliçan, njëherazi drejtuesin politik të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit, Erjon Zylyftari.

Bozdo tha se kryesocialisti është përgjegjës për zhdukjen e 54 ton lëndë e parë nga Uzina Mekanike Poliçan, kur mbante detyrën e drejtorit të kësaj uzine, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 250 mln lekësh.

“Sot ai drejton fushatën e PS-së në Poliçan”, tha Bozdo duke shtuar se “Erjon Zylyftari duhet të japë llogari për këtë vjedhje por dhe për dënimin që ka marrë në shtetin grek””.

Demokrati tha gjatë konferencës për shtyp se Erjon Zylyftari është arrestuar në Greqi dhe drejtësia e fqinjit jugor e ka dënuar atë me 8 vite burg.

Deklarata
Erjon Zylyftari, Kreu i Partisë Socialistë të Poliçanit dhe njeriu që drejton fushatën e Partisë Socialiste në këtë bashki, sipas një raporti zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se është direkt përgjegjës për zhdukjen e sasive shumë të mëdha të lëndëve të para të vlefshme nga invetari i Uzinës Mekanike Poliçan, kur vetë Zylyfari ishte drejtor i saj! Kështu, në vitin 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se ishin “zhdukur” 54 ton lëndë e parë tunxh, bronz dhe bakër, të maskuar si “skrap”. Sipas përllogaritjeve të KLSH-së, vlera totale e dëmit financiar të shkaktuar (dmth vjedhjes) është 250 milionë lekë.

Për këtë skandal, përgjegjës kryesor është ish-drejtori i Uzinës Mekanike, Erjon Zylyftari, sot drejtues i PS-së në Poliçan. Në vitin 2022, Prokuroria e Beratit nisi zyrtarisht hetimet, gjë që solli edhe marrjen në pyetje të Bledi Çuçit, ministrit socialist në atë kohë.

Pas 3 vitesh hetime, Prokuroria ka ngecur dhe nuk ka asnjë avancim në këtë dosje. Vjedhja e materialeve është tashmë e faktuar dhe pikërsht në kohën kur Erjon Zylyftari ishte drejtor i kësaj Uzine. Raporti i KLSH fakton përgjegjësinë direkte të Zylyftarin në këtë aferë. Prokuroria ka tre vjet që e mban ketë dosje dhe nuk bën asnjë hap përpara. Pse ndodh kjo? Apo sepse Zylyftari është drejtues politik i Partisë në Poliçan? Pse atij i ofrohet kjo mbrojtje shumë e fortë? Kush ka nderhyrë që kjo dosje të “ngecë” dhe mos të këtë asnjë zhvillim?

Disa pyetje për Zylyftarin: Kur keni jetuar në Greqi, a keni shkelur ligjin aty? A jeni dënuar ju me 8 vjet burg, me emër tjetër? A është dosja juaj në Policinë e Beratit, ku mbahet sepse njerëzit e partisë suaj janë mbi ligjin dhe ligji nuk i prek ata?

Këto pyetje meritojnë përgjigje. Dhe përgjigjen e merituar do ta marrin në 11 maj! Ndryshimi po vjen! Ne do pastrojmë shtëpinë tonë nga të korruptuarit, kriminelët dhe hajdutët e parave të shqiptarëve.

Etiketa: denimedenoncimeEnno BozdoFushatePS

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Foto/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, 5 të plagosur, mes tyre edhe një grua që ndodhej rastësisht aty

Foto/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, 5 të plagosur, mes tyre edhe një grua që ndodhej rastësisht aty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com