GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

LaCivita për ‘Wall Street Journal’: Ata që përndoqën Trump, i kanë gjurmët edhe te rasti i Berishës

12:07 - 06/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
LaCivita për ‘Wall Street Journal’: Ata që përndoqën Trump, i kanë gjurmët edhe te rasti i Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta e madhe amerikane ‘Wall Street Journal’ shkruan se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri.

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: “Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?”

Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale. Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve,” shkruan gazeta.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

Gazeta shkruan se Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump-it. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

Sipas gazetës, shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

LaCivita tha se do të donte të merrte më shumë klientë të huaj, por do të ishte i kufizuar vitin e ardhshëm për shkak të punës së tij me politikanë amerikanë në zgjedhjet afatmesme.

Etiketa: berishaKryesore1lacivitaTrump

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
“Giro d’Italia” në Shqipëri, Policia: Ja rrugët që bllokohen për 3 ditë, nga Vlora në Elbasan

"Giro d’Italia" në Shqipëri, Policia: Ja rrugët që bllokohen për 3 ditë, nga Vlora në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com