GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Rama niset me mushkë, dollap e kontejner për të marrë pasaportën e BE-së

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Kukës, materialet zgjegjore transportohen me mushka në qendrat e votimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shqipëria u përball me një realitet që sfidon drejtpërdrejt propagandën e qeverisë për përparim drejt Bashkimit Europian. Teksa Edi Rama deklaron se vendi do të anëtarësohet në BE deri më 2027, ajo që ndodhi në terren flet për një vend që akoma përballet me kushte të papranueshme për një proces demokratik.

Votim në kontejnerë në Yzberisht – “Europa” me qira tre vjet rresht

Në zemër të kryeqytetit, në zonën e Yzberishtit, qytetarët votuan për të tretin vit radhazi në 23 kontejnerë të vendosur në mes të rrugës. Kjo jo vetëm që dëshmon për mungesën kronike të infrastrukturës, por është edhe simbol i ironisë mes integrimit europian dhe standardeve primitive të votimit.

Me mushkë drejt kutive të votimit në Kukës

Në Zapod të Kukësit, qeveria që flet për digjitalizim e teknologji, dërgoi fletët e votimit me mushkë për shkak të mungesës së rrugëve të aksesueshme. Një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së në më pak se dy vjet, dërgon materialet zgjedhore me kafshë.

Dollapi i vjetër, dhomë votimi në Lushnjë

Në fshatin Zhanë të Lushnjës, qytetarët u futën në një dollap të vjetër rrobash për të votuar. Në vend të një cabine që garanton fshehtësinë e votës, zgjedhësit u përballën me një strukturë qesharake dhe poshtëruese, që tregon nivelin alarmant të mosrespektimit të standardeve bazë demokratike.

Rama flet për Europë, realiteti tregon lindje të egër

Kryeministri Rama e ka shitur 11 majin si një “votim për Europën”, por realiteti në terren është i pajustifikueshëm. Me mushkë në veri, dollapë në jug dhe kontejnerë në kryeqytet, Shqipëria e Ramës është më afër një satire politike sesa një shteti gati për integrim.

BE ka kërkuar vazhdimisht reforma serioze, veçanërisht në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit. Por zgjedhjet e fundit nuk dhanë asnjë shenjë përparimi. Përkundrazi – ishin një dush i ftohtë për çdo iluzion europian që qeveria përpiqet të mbajë gjallë me spote dhe retorikë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë/ Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim

Zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë/ Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com