GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë

19:21 - 19/06/25
në Botë, Breaking Views, Ekonomi & Sociale, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar të enjten një dekret ekzekutiv që zgjat afatin e funksionimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara edhe për 90 ditë të tjera.

Kjo do i jap administratës së tij më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje, që do të sillte platformën popullore të rrjeteve sociale nën pronësi amerikane.

Ky është tashmë shtyrja e tretë e afatit. E para ndodhi më 20 janar, në ditën e parë të mandatit të tij të fundit, pasi TikTok ishte përkohësisht pezulluar për shkak të një ndalese të miratuar nga Kongresi dhe e mbështetur nga Gjykata e Lartë e SHBA-së.

Shtyrja e dytë ndodhi në prill, kur Shtëpia e Bardhë besonte se ishte afër një marrëveshjeje për të transformuar TikTok në një kompani të re nën pronësi amerikane, por ajo marrëveshje dështoi, pas kundërshtimit të Kinës që erdhi si përgjigje ndaj vendosjes së tarifave të reja nga Trump.

Sipas agjencisë AP, mbetet e paqartë sa herë mund apo do të shtyhet sërish ky afat nga ana e Trump, ndërkohë që negociatat me kompaninë kineze ByteDance, pronare e TikTok-ut, vijojnë.

Megjithëse nuk ka një bazë ligjore të qartë për këto shtyrje të njëpasnjëshme, deri tani nuk ka pasur asnjë sfidë gjyqësore ndaj tyre.

Trump, që ka mbi 15 milionë ndjekës në TikTok që nga momenti kur iu bashkua platformës vitin e kaluar, e ka pranuar hapur ndikimin që ajo ka pasur në rritjen e mbështetjes së tij në mesin e votuesve të rinj. Në janar ai deklaroi se ka “dashuri për TikTok”.

Ndërsa shtyrjet vazhdojnë, gjithnjë e më pak duket e mundur që ndalimi i TikTok-ut në SHBA të ndodhë së shpejti.

Vendimi për të mbajtur platformën aktive nëpërmjet dekreteve ekzekutive ka ngjallur disa kritika, por ndryshe nga shumë masa të tjera të ndërmarra nga Trump, kjo nuk është kontestuar në gjykata.

gijotina.com/

Etiketa: Tik tok

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Arrestohet në Londër ushtari i Laert Haxhiut, kërkohej për vrasjen e Albi Bashaliut

Arrestohet në Londër ushtari i Laert Haxhiut, kërkohej për vrasjen e Albi Bashaliut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com