GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

E djathta gjermane kërkon në Bundestag hetimin mbi manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri

14:29 - 29/06/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
E djathta gjermane kërkon në Bundestag hetimin mbi manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alternative für Deutschland (AfD) është aktualisht partia opozitare e krahut më të djathtë në Parlamentin Gjerman. Javën e kaluar kjo forcë politike ka kërkuar zyrtarisht në Bundestag hetime nga qeveria gjermane dhe informacione, nëse ka pasur manipulim votash gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, raporton Deutsche Welle

Gjatë zgjedhjeve në Shqipëri dhe pas tyre mediat gjermane hodhën dyshime për manipulime. Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama do të jetë për herë të katërt kryetar qeverie i Shqipërisë  -portret i një antikonformisti të përhershëm” nënvizon sot se nuk duhet të gënjehemi nga imazhi i Ramës si një i jashtëm në politikë. “Fituesi me gjasë i zgjedhjeve është një politikan i etur për pushtetin”, shkruan NZZ. Andreas Ernst pasi përmend suksesin e Ramës si kryetar bashkie i Tiranës, i referohet ndryshimit të kryeqytetit dhe thekson se në këtë bum ndërtimi në Tiranë përqëndrohet gjithçka shkon keq në Shqipëri. “Ekonomia e tarafeve jep leje ndërtimi për të vetët dhe dhënia e tenderave varet nga lidhjet politike, paratë e zeza dhe kthimi i favoreve.” NZZ hedh vështrimin edhe tek fitorja e pritshme e zgjedhjeve nga socialistët dhe thekson se “sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës është njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve. Shpjegimi tjetër është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha. Ndryshe nga Rama ai është një autokrat i tipit të vjetër, jo origjinal, kozmopolit apo sharmant.” Më tej NZZ vëren mbi Edi Ramën, se “më së voni në vitin 2005, kur ai mori pushtetin në PS u bë e qartë, se ai para së gjithash është një politikan i etur për pushtetin, që në politikë njeh vetëm mik dhe armik.” [..]Rama ngriti një aparat pushteti siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie, që kontrollon administratën, gjykatat dhe mjaft media.”

Në median gjermane, Rama portretizohet si vërtet proeuropian, artist jo konvencional që mirëpritet mjaft mirë në Bruksel, sepse politika është konform BE, por edhe mjaft i kontestuar. “Zgjedhje në Shqipëri: Sa autoritar është Edi Rama”, pyet një nga radiot më të mëdha gjermane, “Dlf” në një kronikë të gjerë të fundjavës. “Edi Rama është në BE një mik i mirëpritur, dhe duket se nga ana ideologjike dhe gjeopolitike qëndron i palëkundur në anën e Europës. Por kritikët i tremben asaj se sukseset e Shqipërisë për temat si shteti ligjor dhe demokracia janë suksese vetëm në letër, dhe se vendi nuk është i gati për anëtarësim në BE. Kjo ka të bëjë edhe me Edi Ramën që tregon tipare autoritare.”

Gazeta “Zeit” i kushton vëmendje rezultateve paszgjedhore. “Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, po ravijëzohet një fitore e Partisë Socialiste (PS) të kryeministrit Edi Rama. Pas numërimit të më pak se një të tretës së votave, rreth 53 për qind e tyre shkuan për PS, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. [..] Rama, 60 vjeçar, ka drejtuar PS që nga viti 2005 dhe kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër. Gjatë fushatës elektorale ai deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE në vitin 2030, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të përfitojnë nga ‘të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane’. Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita për kontakte me krimin e organizuar, gjë që Rama e mohon.”

Etiketa: BundestagKryesore1Zgjedhjet

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Zjarrfikësi nga Kuçova asfiksohet dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Zjarrfikësi nga Kuçova asfiksohet dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com