GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet autori i vrasjes në Pogradec/ Viktima u mbyt dhe u godit me thikë nga i dashuri, më pas u dogj shtëpia

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet autori i vrasjes në Pogradec/ Viktima u mbyt dhe u godit me thikë nga i dashuri, më pas u dogj shtëpia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët. Burimet bëjnë me dije se viktima është vrarë brutalisht përpara se autori të ndizte një zjarr për të zhdukur provat brenda banesës.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, i cili mësohet se kishte një lidhje intime me viktimën, dyshohet se fillimisht e ka mbytur dhe e ka goditur me mjet prerës 52-vjeçaren. Më pas, për të zhdukur gjurmët, ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar vendin e ngjarjes, të cilat më vonë janë gjetur me gjak në koshin e mbeturinave pranë pallatit ku banonte viktima.

Bazuar në provat e mbledhura, policia ka shoqëruar disa shtetas, përfshirë dhe autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili po merret në pyetje.

Policia bën me dije se autori i dyshuar ka ndezur disa vatra zjarri brenda banesës për të inskenuar një aksident dhe për të shmangur çdo provë që mund ta implikonte. Këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth ka ndihmuar grupin hetimor të identifikojë dhe më pas të shoqërojë Selmanin, i cili është dërguar për eksperimente hetimore në vendin e ngjarjes.

Hetimet vijojnë intensivisht dhe autoritetet kanë bërë të ditur se në përfundim të veprimeve do të japin një informacion të plotë mbi ngjarjen.

Policia ka sekuestruar gjithashtu kamerat e sigurisë të zonës përreth dhe po verifikon çdo pistë të mundshme, duke përfshirë atë të motiveve personale dhe pronësore.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vrasja ne Pogradec

Lajme të lidhura

2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit
Aktualitet

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

14:24 - 08/10/26
Para
SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, thirret i pari Pirro Xhixho

SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, thirret i pari Pirro Xhixho

Discussion about this post

TË FUNDIT

2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në pallatin ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës. Mësohet...

Lexo më shumë
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

14:24 - 08/10/26
“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:11 - 08/10/26
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

13:52 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com