GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dheu bllokon rrugën Gramsh-Korçë, në fshatin Bratilë

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dheu bllokon rrugën Gramsh-Korçë, në fshatin Bratilë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Segmenti Gramsh–Korçë është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve. Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor,

Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive e dherave dhe rënia e gurëve në njërin krah të rrugës ka krijuar bllokim dhe rrezik real për drejtuesit e mjeteve.

Për rreth gjashtë orë me radhë, automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale dhe në kushte tepër të vështira, duke rritur rrezikun për aksidente dhe dëmtime.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë grumbuj dheu, gurë dhe degë të thyera që kanë pushtuar gjurmën rrugore, ndërsa mungesa e sinjalistikës paralajmëruese dhe mosprania e mjeteve pastruese apo ndërhyrjes emergjente e ka rënduar edhe më tej situatën.

 

 

Fadroma apo eskavatorë të shërbimeve rrugore nuk janë parë në terren, çka ka ngjallur shqetësim dhe pakënaqësi te banorët dhe drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë segment.

Për momentin, autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi masat që pritet të merren për rregullimin dhe normalizimin e qarkullimit. Mungesa e reagimit në kohë ka ngritur pikëpyetje për gatishmërinë e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave natyrore, veçanërisht në zona të njohura për rrezik rrëshqitjeje gjatë periudhave me reshje intensive.

Ky segment rrugor është i njohur si një arterie e rëndësishme që lidh qytetin e Gramshit me Korçën dhe më tej me juglindjen e vendit, duke e bërë këtë bllokim të përkohshëm një problem serioz për qarkullimin, turizmin dhe tregtinë lokale.

Banorët e zonës së Bratilës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për pastrimin e rrugës dhe marrjen e masave parandaluese, për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme, çka mund të përkeqësojë situatën dhe të rrisë më tej rrezikun e rrëshqitjeve të tjera.

Etiketa: bllokim rruge

Lajme të lidhura

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë
Aktualitet

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur
Aktualitet

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Para
Zjarr në Velipojë, tymi pushton rrugën kryesore

Zjarr në Velipojë, tymi pushton rrugën kryesore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26

Një moment pikant nga marshimi i sotëm ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi...

Lexo më shumë
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

20:51 - 25/07/26
Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

20:36 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com