GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të mitur 17-vjeçarë pasi janë kapur në flagrancë duke dalë nga një degë poste në Vorë, ku kishin marrë një pako të ardhur nga SHBA me 1 kg e 118 gramë kanabis sativa me përqindje të lartë THC.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pako 6”, përveç dy 17-vjeçarëce të arrestuar u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

Ata akuzohen për trafik droge me anë të postës nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri,

Gjithashtu, policia thotë se po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun vendas, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin e koduar “Pako 6”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë..

“Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Para
Ndezi zjarr, por u përhap në disa fshatra! Humb jetën mes flakëve i moshuari në Gramsh

Ndezi zjarr, por u përhap në disa fshatra! Humb jetën mes flakëve i moshuari në Gramsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com