GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ Me maskë në kokë, publikohen pamjet nga arrestimi i Ragip Gilës

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Shkodër/ Me maskë në kokë, publikohen pamjet nga arrestimi i Ragip Gilës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen “Qemal Stafa”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Ditën e djeshme Gila hyri në mes të një lokali në zemër të Shkodrës dhe qëlloi me automatik, duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën, e duke plagosur shënjestrën Erogen Vason dhe një kamariere të pafajshme.

Në pranga u vu Ragip Gila, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes. Gjatë ndalimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole), një skafandër, një maskë, një jelek antiplumb dhe një shishe 1.5 litra e mbushur me lëndë djegëse.

Sipas Policisë, Ragip Gila akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Policia bën të ditur se janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë: Barush Bregu, 39 vjeç (i njohur edhe me aliasin Bajram Bregu), dhe një 17-vjeçar. Të dy dyshohet se kanë siguruar armatime, mjete dhe pajisje për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një banesë në lagjen “Guerrile”, e cila dyshohet se ishte përdorur nga personat në kërkim si bazë për aktivitete kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan:

  1. 7 armë zjarri (1 automatik dhe 6 pistoleta)
  2. 45 kapsolla detonatore elektrike
  3. Një sasi municioni luftarak
  4. Një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në Lezhë
  5. 5 dronë të madhësive të ndryshme dhe pajisje shtesë për to
  6. 1 laptop dhe 5 aparate fotografike

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti gjithashtu një motomjet pa targa dhe pa numër shasie, si dhe automjetin që autori dyshohet se kishte vjedhur nën kërcënimin e armës për t’u larguar.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Etiketa: Arrestimgilamaske

Lajme të lidhura

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar
Aktualitet

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar

19:07 - 27/09/26
Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë
Uncategorized

Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

17:47 - 27/09/26
Para
Librazhd/ Makina bie 100 m në greminë, shoferi dërgohet tek Trauma

Ra me makinë 100 metra në greminë, ndërron jetë pas dy ditës në spital (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë
Breaking Views

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26

Flamuj, pankarta dhe flakadanë kanë shoqëruar marshimin e protestuesve në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 120-të qytetare...

Lexo më shumë
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26
Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

20:34 - 27/09/26
“T’i japim fund autokracisë Rama-Berisha”/ Aktivistja përsërit 4 kërkesat e protestuesve

“T’i japim fund autokracisë Rama-Berisha”/ Aktivistja përsërit 4 kërkesat e protestuesve

20:27 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com