GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta në Ukrainë, reagon Estonia: Avionët rusë hynë në hapësirën e saj ajrore

18:20 - 19/09/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në  Ukrainë, reagon Estonia: Avionët rusë hynë në hapësirën e saj ajrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në hapësirën e saj ajrore më 19 shtator, disa orë pasi Komisioni Evropian propozoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ministria e Jashtme në Talin tha se avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

“Rusia veçse ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë gjatë këtij viti, gjë që është e papranueshme. Por, inkursioni i sotëm, që përfshiu tri avionë luftarakë të cilët hynë në hapësirën tonë ajrore, është veprim i paprecedent”, tha ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna.

Estonia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. NATO tha se avionët e saj penguan avionët rusë.

Incidenti vjen pasi së fundi dronë rusë hynë në hapësirat ajrore të Polonisë dhe Rumanisë, po ashtu anëtare të aleancës ushtarake perëndimore.

Më 10 shtator, Polonia njoftoi se kishte rrëzuar disa dronë rusë, pasi 19 prej tyre hynë në hapësirën e saj ajrore.

Kjo ishte hera e parë që NATO-ja hapi zjarr ndaj fluturakeve ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore.

Ndërkaq, më 14 shtator, Rumania po ashtu raportoi se një dron rus kishte qëndruar në hapësirën e saj ajrore për 50 minuta dhe më pas ishte nisur drejt Ukrainës.

Njoftimi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga fluturaket ruse erdhi disa orë pasi shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të paketës së re të sanksioneve, përmendi inkursionet me dronë.

“Sërish, presidenti [i Rusisë, Vladimir] Putin, ka përshkallëzuar situatën dhe si kundërpërgjigje, Evropa po rrit presionin”, tha ajo.

Von der Leyen tha se paketa e re kryesisht do të godasë të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile, të ardhura që Rusia i përdor për luftën kundër Ukrainës.

Brukseli po synon që të ndalë plotësisht importet e gazit të lëngshëm natyror rus deri në fillim të vitit 2027. Plani, që duhet të miratohet nga 27 shtetet e BE-së, po ashtu përfshin futjen në listën e zezë të 118 anijeve të “flotës në hije” të Rusisë, anije që përdoren për të shmangur kufizimet e vendosura për eksportet e naftës.

Së voni, BE-ja është përballur me presion nga presidenti amerikan, Doanld Trump, për të ndalur blerjen e naftës ruse, me qëllim që Putin të detyrohet të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

"Nga avllia e fshatarit te ‘Syri i Tiranës’ me 5 kate pa leje – Rama ironizon drejtësinë selektive: Askush nuk është mbi ligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com