GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Eral Myftaraj blen Nuri Belbën e Prrenjasit me ofertë të shtrenjtë, manipulohet tenderi 800 MLN lekë

14:17 - 06/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Eral Myftaraj blen Nuri Belbën e Prrenjasit me ofertë të shtrenjtë, manipulohet tenderi 800 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Nuri Belba e kallëzoi në SPAK paraardhësen e tij, Miranda Rirën, për abuzime me fondet, kujtuam se po vinte një zyrtar i pakorruptuar në këtë bashki të vogël. Por shohim se tenderat në Bashkinë Prrenjas janë një formalitet sa për të plotësuar letrat, ndërsa pazaret përfundohen jashtë zyrës së prokurimit. Dyshimi lind pasi shumica e tenderave që ka firmosur kryebashkiaku Nuri Belba, janë të papajtueshëm me rregulla e prokurimit për barazi mes pjesëmarrësve, kryesisht në lidhje me mosrespektimin e ligjeve antikorrupsion.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu përshkruhet tenderi i fundit i Nuri Belbës nga Open Data Albania. Procedura është shënuar me “flamur të kuq” që është sheja e riskut të korrupsionit.

Objekti i tenderit të mësipërm është “Rikonstruksion dhe asfaltim i unazave të fshatit Katjel, Urakë, fshatit Prrenjas dhe rrugëve të Lagjes Leka-Çela-Marta në fshatin Qukës, Bashkia Prrenjas”.

Fondi Limit për këtë projekt është caktuar 80 783 446,00 lekë pa TVSH. Dhe duke qenë një shumë e madh parash, në këtë teatër që quhet tender kanë marrë pjesë “aktorë” të mëdhenj si Eral Myftaraj me shokë.

Favorizohet oferta më e shtrenjtë

Temderi është mbajtur më 10 korrik 2025 dhe brenda asaj dite janë marrë vendimet e komisionit duke eliminuar ofertat konkurruese më të ulëta se ajo e kompanisë së Eral Myftarajt. Nga 19 operatorë ekonomikë pjesëmarrës, kryetari Belba ka skualifikuar menjëherë 10 prej tyre.

Megjithëse në dokumnetet e tenderit njoftohet se do të vlerësohet fituese oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, në realitet ndodh e kundërta.

Në formularin e shpalljes së fituesit më 15 shtator 2025, të firmosur nga Nuri Belba, është emri i kompanisë “METEO” shpk me ofertën me vlerë 61,945,806 lekë pa tvsh. Komisioni i ka hedhur në kosh ofertat më të ulëta, për mungesa në dokumente që mund të plotësosheshin brenda afatit duke komunikuar me subjektet.

Konkretisht, bashkimi i operatorëve ASI INVEST SHPK & COMPANY RIVIERA 2008 SHPK ka bërë ofertën 59,353,360 lekë pa tvsh .

Edhe bashkimi i kompanive K.M.K SHPK & Caushi M SHPK ka ofertë më ekonomike, me vlerë 56,709,648 lekë pa tvsh. Në të njëjtin nivel, KUPA SHPK ka ofruar vlerën 56,621,623.9  lekë pa tvsh.

Akoma më e ulët është oferta e NDERTIMI shpk me vlerë: 51,808,695 lekë pa tvsh .

Gjithashtu NIKA SHPK ka propozuar ta bëjë këtë punë me 54,056,823.96 lekë pa tvsh.

Pak më e ulët se sa shifra e kompanisë fituese ka qenë oferta ekonomike e ZDRAVA shpk me

vlerë: 61,742,599.31 lekë pa tvsh.

Bie në sy edhe fakti se ka disa oferta të përafërta me kompaninë e Eral Myftarajt, që janë bërë nga partnerë të këtij të fundit.

Kështu, “BAJRAMI-N” shpk, “Rafin Company” shpk dhe “Leon Konstuksion” shpk pjesëmarrëse në këtë procedurë, kanë fituar tendera të tjerë publikë së bashku me METEO shpk (në formën e BOE). Kjo na shtyn të dyshojmë se ofertat e tyre janë të koordinuara.

Bosi nga Gramshi që ka futur në sqetull kryebashkiakë dhe drejtorë

Eral Myftaraj i fiton prokurimet përmes kompanive METEO, AL-MEXWOOD, ALMEX GREENWOOD dhe HXH.

Para zgjedhjeve të 11 majit, Myftaraj mori një tender gjigant nga bashkia e vogël e Poliçanit. Procedura e njoftuar më 27 shkurt 2025 kishte si objekt “Rikonstruksionin dhe zgjerimin e ambienteve të Qendrës Polivalente të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të moshuarit” me fond limit 141 601 288,00 lekë pa TVSH.

Në këtë procedurë prokurimi u paraqitën 7 operatorë konkurrues, por shumica e tyre ishin formalisht në garë, ndërsa fituesi siç tregojnë faktet, ka qenë i rregulluar me marrëveshje qysh më parë.

Përshembull operatori “Beqiri” shpk është partner i Eral Myftarajt në tendera të mëparshëm. Kjo kompani ka bërë një ofertë të lartë gati sa fondi limit dhe shumë më të madhe në vlerë se sa ajo e kompanisë fituese METEO shpk.

Ndërsa “FRONTIER CONSTRUCTION” SHPK ka bërë ofertën 0 (zero lekë). Po ashtu, kompania “Star Trade Albania” SHPK ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Edhe ky tender ka merituar “flamur të kuq” korrupsioni.

Eral Myftaraj pronari i METEO shpk ka krijuar lidhje klienteliste dhe korruptive me funksionarë publikë të Bashkisë Gramsh, Bashkisë Elbasan, Bashkisë Librazhd, disa drejtorive të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Dimal, Rrogozhinë, Shijak, Ujësjellësit Belsh, Drejtoria e Parqeve Tiranë, Drejtoria e Arkivava, Spitali i Elbasanit, Bordi i Kullimit Korcë, Ministria e Bujqësisë etj.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit “Meteo, Myftaraj ka marrë afro 50 milionë euro tendera. Mbi 6 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD, me objekt veprimtarie studime dhe projektime në fushën e pyjeve.

 

Në 5 korrik 2023, Eral Myftaraj ka marrë një tender pa garë me vlerë 7 milionë euro nga ujësjellësi i Elbasanit. Letrat janë firmosur nga drejtori i ujësjellësit Luan Tabaku. Ndërkohë, kur pazaret nuk arrihen në zyrat e prokurimit, atëherë hyjnë në lojë armët e tjera. Në maj 2023, Eral Myftaraj u përplas me grupin e mafies së druve Shaqir Alcani, për një tender me vlerë 853 mijë euro të Bashkisë Tiranë për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Eral MyftarajNuri Belbatender

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com