GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Armando Subashi ushqen “oktapodin” Bujar Murati me 250 MLN lekë, biznesmeni i arrestuar për korrupsion

15:22 - 11/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Armando Subashi ushqen “oktapodin” Bujar Murati me 250 MLN lekë, biznesmeni i arrestuar për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bizneset e Bujar Muratit janë si këmbët e otapodit, që i fsheh me truket e tij dhe shfaqen në tenderin e radhës. Muratin nuk e ndalin as prangat, as hetimet. Në Fier është shfaqur me emrin e të vëllait, Imer Muratit dhe ka marrë jo pak, por tenderin 250 milionë lekë nga Ndërmarrja e Sherbimeve Publike, që varet nga Armando Subashi.

Për ta kryer këtë punë Armando Subashi ka drejtorin Arjan Ndreu. Komisioni i caktuar e ka kryer porosinë me metodën e zakonshme të eliminimit të konkurrencës qysh në fillim. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertqs me vlerë më të ulët”, me këtë përshkrim Open Data Albania i ka vënë tenderit një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Tenderi që po raportojmë ka si objekt “Blerje hekur (zgara, profile hekuri, plegma, rrjeta metalike, tel bari, llamarine, panel sanduic, ele)”. Fondi limit i përllogaritur për të blerë këto materiale është 24 746 000,00 lekë pa TVSH.

Në procedurën e zhviluar më 1 shtator 2025 morën pjesë 4 operatorë konkurrues. “M U R A T I” SHPK do të fitonte pavarësisht se kishte oferta më të ulëta.

Sic shihet në dokumnetin më sipër operatori ekonomik ZEQIRI SHPK ka bërë ofertën 15 627 000 lekë pa TVSH.

Ndërsa firma fituese “M U R A T I” SHPK, ka dorëzuar ofertën me vlerë 15 780 000 lekë pa TVSH.

Duke qenë se fituesi është i paracaktuar nga Subashi në bashkëpunim me Ndreun, me shpejtësi, pas 20 ditëve i është dhënë kontrata kompanisë së Imer Muratit.

Bujar Murati, mjeshtër i kamuflimit dhe i vjedhjes së tenderave

Murati është jo vetëm zhvatës serial i fondeve publike, por nuk ka as humanizëm. Mori tenderin 2.5 milionë euro për të rregulluar një pallat në Durrës të krisur nga tërmeti dhe e la pa rindërtuar. Banorët e detyruan të paguanin nga xhepi për të mbaruar punimet. Të revoltuar ata shkuan në SPAK ku bënë kallëzim për kompaninë.

Historia nisi më 12 prill 2021, kur Bashkia Durrës shpalli tenderin për “Riforcim godine banimi 12-13 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, rruga “Jahja Ballhysa” nr.6, kod GIS 3092 me fond limit 247 milionë lekë ose rreth 2.5 milionë euro me procedurë të kufizuar. Ky fond ishte akorduar për riforcimin e njësive të banimit në ndërtesat (pallat), që ishin klasifikuar si godina të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë që nuk duhej të rindërtoheshin nga e para, por kishin nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në lote.

Kompania “Lis Konstruksion” (ish EURO-ALB) është themeluar në vitin 1999 nga Bujar Murati, i cili më vonë do t’i shiste aksionet gruas së vet Doriana Murati, e cila në 2012 do ia dhuronte aksionet mbesës së bashkëshortit, Erilda Murati, e bija e Imer Muratit, pronar i një tjetër kompanie ndërtimi “Murati” shpk, që është e lidhur me “Lis konstruksion”. Më pas në 2013, kjo e fundit do ia dhuronte aksionet Bujar Muratit, i cili do të rimerrte kontrollin e kompanisë për t’ia dhuruar më pas kompaninë bashkëshortes, Doriana Murati.

Nga të dhënat e QKB, rezulton se në vitin 2013, kompania “Lis Konstruksion” (ish EURO-ALB) e Bujar Muratit do të fillonte procedurat e bashkimit nëpërmjet përthithjes me kompaninë “MURATI” shpk në pronësi të vëllait të vet, Imer Murati.

Sipas dokumenteve zyrtare të bashkimit, “MURATI” shpk ka përgjegjësi për kontratat e punës të siguruara nga “EURO-ALB”, sot “Lis konstruksion”.

Dhurimi i aksioneve dhe ndryshimi i emrit kanë ndodhur në periudhën mars-prill 2023, dy vite pas operacionit të Prokurisë së Posaçme në 2021, ku u arrestua ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, pasi ky i fundit kishte favorizuar kompaninë “Lis Konstruksion” (Ish EURO-ALB) për një tender të akorduar nga Bashkia e Lushnjes.

Në rastin konkret bëhej fjalë për tenderin e kanalit të ujit, me vlerë 24 milionë lekë, ku së bashku me ish kryebashkiakun u arrestua edhe Murati nën akuzë për fallsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim.

Por Bujar Murati nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe fushën e prokurimeve publike. Në vitin 2009, Murati ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, periudhë në të cilën u arrestua për dosjen e tenderit të uniformave të policisë. Sipas akuzave të ngritura asokohe nga prokuroria dhe policia, biznesmenët e përfshirë në këtë procedurë prokurimesh do t’u jepnin një pjesë të fitimit zyrtarëve publikë për t’i shpallur fitues të tenderit. Në janar 2014, Murati depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut.

Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet rilindi edhe “biznesi” i Muratit me tenderat. Në vitet e fundit, kompania e “Lis konstruksion” (EURO-ALB) e vetme, por edhe si bashkim kompanish me “MURATI” shpk, është shpallur fituese e mbi 90 tenderave me vlerë dhjetra miliona euro

Një pjesë e këtyre tenderave rezultojnë pa garë ose kompanitë konkurruese janë skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Kjo ka bërë që këto tendera të shënohen me flamur të kuq nga Open Data Albania.

I dyshimtë dhe haptazi në shkelje të ligjit është edhe tenderi i mësipërm, ku Armando Subashi i jep kontratën kompanisë me historik korrupsioni.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Arjan NdreuArmando Subashibujar muratitender

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com