GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ekstradua nga Spanja, GJKK konfirmon masën e arrestit për Juxhin Kokën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi i Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën arrest në burg që ishte caktuar në mungesë për 31-vjeçarin Juxhin Koka i ekstraduar nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar.

Në seancën me dyer të mbyllura Koka nuk ka pranuar akuzën ndërsa mbrojtja e tij pretendoi se Koka nuk ka lidhje me vjedhjen e naftës dhe kërkoi një masë më të butë. Juxhin Kokës GJKKO i caktoi në shkurt të këtij viti masën ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe vjedhje kryer në bashkëpunim.

Më 13 tetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Juxhin Kokën dhe 10 të tjerë. Sipas organit të akuzës, Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammed Sallit me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil e Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian që realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale.

Nga hetimet rezultoi se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta i ofruan 10.000 euro policit Armand Marvataj, që kishte për detyrë të ruante anijen e sekuestruar në Porto Romano, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija. Shuma e parave që polici kishte marrë ryshfet, u gjet dhe sekuestrua në banesën e Marvataj.

Nafta kontrabandë u nxor nga anija më 27 janar 2025 në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Saimir Bayoume me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulhaimen Shamata.

Etiketa: GJKKOJuxhin Koka

Lajme të lidhura

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset
Aktualitet

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

11:37 - 29/10/26
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, kryeministri largohet pas votimit për Bankën e Shqipërisë
Aktualitet

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, kryeministri largohet pas votimit për Bankën e Shqipërisë

11:27 - 29/10/26
Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë
Aktualitet

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

11:15 - 29/10/26
Para
Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset
Aktualitet

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

11:37 - 29/10/26

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) kundërshton rritjen e propozuar të barrës tatimore në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar...

Lexo më shumë
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, kryeministri largohet pas votimit për Bankën e Shqipërisë

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, kryeministri largohet pas votimit për Bankën e Shqipërisë

11:27 - 29/10/26
Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

11:15 - 29/10/26
“Ju ka ardhur fundi”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut, edhe ty o Taulant do të të tërheqin zvarrë

“Ju ka ardhur fundi”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut, edhe ty o Taulant do të të tërheqin zvarrë

10:48 - 29/10/26
Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com