GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Ku i ka kamerat Rama?! Prapë kontrolle dhe radhë në Doganën e Morinës

18:43 - 15/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 5 min
A A
Ku i ka kamerat Rama?! Prapë kontrolle dhe radhë në Doganën e Morinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës vazhdojnë kontrollet në të dyja anët, njësoj sikur të jesh duke kaluar kufirin me Serbinë apo Greqinë. Të duhet të presësh në radhë me makinë mbi gjysmë ore deri sa të arrish tek sporteli ku nis kontrolli i dokumenteve.

Marrëveshja e 26 nëntorit  

Herën e fundit që Kryeministri Rama mashtroi për heqjen e kontrolleve kufitare ishte më 26 nëntor 2021. Me këtë rast, në mbledhjen e dy qeverive është deklaruar se qarkullimi i qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, do të lehtësohet dhe kontrollet në kufi nuk do të ekzistojnë më, që nga 1 janari 2022.

Konkretisht, ministri i Brendshëm Çuçi ka sqaruar se kishte rënë dakord me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, që në kufi të vendosen kamera për monitorimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendet, por të mos kërkohen pasaportat apo letërnjoftimet nga qytetarët që kalojnë kufirin.

“Qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë, sa i takon identitetit të makinës që kalon nëpërmjet leximit të targës, dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojën që të ndalohet në kufi”, ka shpjeguar Çuçi. Ministri ka shtuar se kjo nuk është pjesë e marrëveshjes, por është kërkuar nga kryeministrat e të dy vendeve.

“Nga ana tjetër, nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesën e kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, në mbledhjen e fundit, kemi marrë masat dhe nuk do ta presim sezonin e verës për ta lehtësuar qarkullimin e njerëzve, sidomos në pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona”.

Miliona euro tarifa vetëm për kontrollin në kufi

Deri tani nuk ka asnjë ndryshim, madje janë shtuar burokracitë. Marrëveshjet që i nënshkruan ata më 26 nëntor, përfshijnë atë për lehtësime në procedura doganore dhe kontroll të mallrave. Dy kryeministrat thanë se do t’i eliminojnë barrierat për të cilat ankohen bizneset.

Pritjet në kufij, mosnjohjet e certifikatave fitosanitare dhe skanimi i produkteve janë vetëm disa nga pengesat. Kontrollet nisin qysh në Durrës. Kostoja e kalimit të një kamioni në skaner, për të kontrolluar mallin që ka brenda, është 22 euro. Miliona euro që lënë bizneset çdo vit vetëm për këto lloj kontrollesh. 

Barra është rritur edhe më shumë në vitin 2018, kur autoritetet e Shqipërisë e kanë bërë me pagesë autostradën “Rruga e Kombit”, e cila lidh dy vendet. Pagesa për kamion është nga 17 deri në 23 euro, varësisht kapaciteteve që ka automjeti.

Mashtrim i vjetër me paketim të ri

Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në shtatë vjetët e kaluar.

Marrëveshje dhe zotime të ngjashme u bënë edhe në mbledhjen e fundit ndërmjet të dyja qeverive, që u mbajt më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 26 nëntor tha se marrëveshjet e nënshkruara kanë ngecur, por shtoi se do të punohet në zbatimin e tyre. Marrëveshjet që i nënshkruan ata më 26 nëntor, përfshijnë atë për lehtësime në procedura doganore dhe kontroll të mallrave. Dy kryeministrat thanë se ato do t’i eliminojnë barrierat për të cilat ankohen bizneset.

Vazhdimisht, Rama ka bërë fotografi dhe mbledhje të dy qeverive, deklarata me Thaçin, Mustafën, Haradinajn, për heqje të kufirit mes dy vendeve.

Në vitin 2015, Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Isa Mustafa përuruan në Morinë tranzitin e përbashkët doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë(!) Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se nga sot nuk do të ketë më dy ditë vonesa, për të kaluar mallrat në kufi, por do të mjaftojnë vetëm 5 minuta.

“Ky është një hap përpara drejt bashkimit të synuar doganor. I japim fund një kapitulli vonesash, mungesash dhe nganjëherë edhe zvarritjesh, për sipërmarrjen që punon në të dyja anët e kufirit. Nga sot nuk janë më dy ditë vonesat, për të kaluar mallin nga njëra anë në tjetrën por mjaftojnë vetëm 5 minuta”- deklaroi Rama ndër të tjera.

Në shtator të vitit 2018, Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër i Kosovës, pati thënë se kufiri Kosovë-Shqipëri do të hiqet në natën e ndërrimit të moteve.

Pas Haradinajt, një deklaratë për heqje të kufirit në vitin 2019 pati dhënë edhe Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte president i Kosovës.

Një deklaratë e tillë nuk ka munguar edhe nga Albin Kurti, kryeministër aktual i Kosovës.

Prapaskena

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij ka theksuar se nuk është se nuk kanë dashur ta heqin kufirin, por çdo herë kjo çështje kishte alarmuar Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.

Rama ka thënë se për të hequr kufirin në ‘masën e vetëplotë’, siç e quan ai, ka nevojë për marrëveshje me të tjerat, që nënkupton marrëveshjet Open Balkan.

Edhe pala kosovare ndryshe shprehet dhe ndryshe vepron, pasi nga njëra anë pranon si kusht për liberalizimin e vizave kontrollin e dyanshëm në kufi, nga ana tjetër bëjnë deklarata patriotike si pëlqen njerëzve. Tani që nuk ka shpresa për liberalizmin e vizave me Bashkimin Evropian, do të ishte mirë të mendojnë për heqjen e kufirit që ndan kombin.

Nëse Ramën e pengon Open Balkan dhe Vuçiçi, Kosovën nuk e ndalon njeri që ta heqë në mënyrë të njëanshme kontrollin në kufi për shtetasit e saj dhe ata të Shqipërisë!

Rezultati

Deri tani, kufirin qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë pa ndalesë kanë mundësi ta kalojnë vetëm ndonjëherë gjatë festave të apo ndonjë datë historike siç është Pavarësia e Shqipërisë apo e Kosovës!

Gijotina.com

Etiketa: Dogana e MorinesEdi RamaKameratkontrollekryesore2radhe

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Largimi i Alfred Rushajt nga Kryetar i Grupit të PD, zbulohet arsyeja e ndryshimit pas protestës

Largimi i Alfred Rushajt nga Kryetar i Grupit të PD, zbulohet arsyeja e ndryshimit pas protestës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com