GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elton Arbana, i varur nga mafia, i jep tenderin 1 miliard lekë biznesmenit të dënuar për korupsion

15:29 - 15/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Elton Arbana, i varur nga mafia, i jep tenderin 1 miliard lekë biznesmenit të dënuar për korupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Arbanës i kanë dalë në dosjet e SPAK kontaktet me krerët e bandave të Shijakut, të cilëve u bën ndere dhe u jep tendera. Tashmë, që ndodhet në mandatin e dytë, kryebashkiaku ka dalë hapur dhe i ndan paratë e tenderave me biznesmenë të dënuar për korrupsion.

Tender me flamur korrupsioni

Shembulli më i fundit është tenderi mbi 1 miliard lekë për asfaltimin e 5 rrugicave në fshatra, të cilin komisioni i Eton Arbanës ia dha Bujar Muratit. “Skualifikim i të gjithe operatorëve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë metodë ka përdorur stafi i Arbanës për t’i dhënë kontratën kompanisë “LIS KONSTRUKSION” shpk të Bujar Muratit.

Më konkretisht, po raportojmë për tenderin e bashkisë Shijak, me objekt “Rikonstruksion i 5 rrugëve në Njësitë e Bashkisë Shijak: Rikonstruksion i rrugës “Stallat e reja (oksigjeni) Rikonstruksion i rruges “Dum Alla”, Rikonstruksion i rrugës “Koci”, Rikonstruksion i rrugës së “Varrezave” Vlashaj, KUZ dhe rikonstruksion i rrugës “Terzie””. Procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Tenderi është njoftuar në Agjencinë e Prokurimit Publik më 24 shtator 2025 dhe është mbajtur dy javë më vonë, më 10 tetor 2025.

Projekti i asfaltimit me bitum të këtyre rrugicave është përllogaritur me Fondin Limit 100 001 000,00 lekë pa TVSH.

Po ku do të hidhet ky asfalt? Janë rreth 700 metra rrugica, me gjerësi 3 deri në 4 metra. Projekti nuk parashikon as trotuar anash, as ndriçim dhe as mbjellje pemësh. Ndoshta më vonë, auditi i KLSH do të na japë të dhëna se ku është çuar ky fond prej 1 miliard lekësh!

Si u eliminua konkurrenca në tenderin e paracaktuar për Bujar Muratin

Në 6 nëntor 2025, kompania “LIS KONSTRUKSION” u shpall fituese megjithëse kishte ofertën më të lartë. Bujar Murati bëri ofertën 86 370 393,00 lekë pa TVSH, ndërkohë që konkurrentët propozuan ta bëjnë punën me më pak lekë.

Nga 15 pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi, 12 janë eliminuar qysh në fillim me justifikimin se kanë mungesa në dokumente.

Kështu, “SHPRESA – AL” shpk me vlerën e ofertës 61.511.947,35 lekë pa TVSH është skualifikuar sepse në formular për inxhinieret e ndertimit, stafin drejtues, nuk kishte shënuar numër, datë të lidhjes së kontratës.

Ndërsa “T & XH” shpk me vlerë të ofertës 61.919.340 lekë pa TVSH se për punonjësit e thjeshtë nuk ka shënuar numër dhe datë të lidhjes së kontratës.

Edhe bashkimi i operatorëve “DESARET” shpk dhe “LACAJ” shpk me ofertën 61.983.742,28 lekë pa TVSH, është skualifikuar nga gara për të njëjtin probem si dy kompanitë e para. Kurse oferta e “NDERTIMI” shpk që ka propozuar vlerën 65.142.168 lekë pa tvsh është konsideruar anomalisht e ulët.

Edhe firma “RSM COMPANY” e cila kishte ofertën me  vlerë 69.779.042 pa tvsh, është skualifikuar për mangësi, siç është firmosja e bilanceve financiare nga Tatimet, apo nuk ka shënuar numrin e kontratës së punës të inxhinierëve.

Ndërsa “PEPA GROUP” shpk ka gabim datën e vërtetimit të statusit aktiv.  “ALMO KONSTRUKSION” shpk me ofertën 77.220.098 lekë pa TVSH nuk ka vulosur pasqyrat financiare të vitit 2023 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë.

Ndërkaq, ka disa kompani që janë kualifikuar fillimisht dhe janë tërhequr nga tenderi duke mos dorëzuar dosjen fizike pranë komisionit. Njëra nga këto është “BAMI HOLDING me vlerë të ofertës 72.411.055,50 pa tvsh.

Ndërsa “SHKELQIMI 07” me vlerë të ofertës 70.000.000 leke pa tvsh i kualifikuar në fazën e parë, pas dorëzimit të dosjes fizike, është vënë re mungesa e aktit të miratimit të një lejeje nga ministria përkatëse.

Po ashtu, kompania “2 N” shpk me ofertën 75.555.555 lekë pa TVSH, e kualifikuar në fazën e parë, pas dorëzimit të dosjes fizike u zbulua se asfaltoshtruesja e marrë me qera nuk kishte dokumentet në rregull.

Duke qenë se diferenca e të ofertave të skualifikuara me atë fituese është nga 100 deri në 250 milionë lekë, komisioni duhet të komunikonte me subjektet dhe këto të plotësonin mangësitë brenda afatit. Më e pakta që duhet të bëhej, duhet të anulohej tenderi dhe të rishpallej për oferta më të përshtatshme. Por duket qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar nga Elton Arbana.

Kush është Bujar Murati?

Murati është jo vetëm zhvatës serial i fondeve publike, por nuk ka as humanizëm. Mori tenderin 2.5 milionë euro për të rregulluar një pallat në Durrës të krisur nga tërmeti dhe e la pa rindërtuar. Banorët e detyruan të paguanin nga xhepi për të mbaruar punimet. Të revoltuar ata shkuan në SPAK ku bënë kallëzim për kompaninë.

Historia nisi më 12 prill 2021, kur Bashkia Durrës shpalli tenderin për “Riforcim godine banimi 12-13 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, rruga “Jahja Ballhysa” nr.6, kod GIS 3092 me fond limit 247 milionë lekë ose rreth 2.5 milionë euro me procedurë të kufizuar. Ky fond ishte akorduar për riforcimin e njësive të banimit në ndërtesat (pallat), që ishin klasifikuar si godina të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë që nuk duhej të rindërtoheshin nga e para, por kishin nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në lote.

Kompania “Lis Konstruksion” (ish EURO-ALB) është themeluar në vitin 1999 nga Bujar Murati, i cili më vonë do t’i shiste aksionet gruas së vet Doriana Murati, e cila në 2012 do ia dhuronte aksionet mbesës së bashkëshortit, Erilda Murati, e bija e Imer Muratit, pronar i një tjetër kompanie ndërtimi “Murati” shpk, që është e lidhur me “Lis konstruksion”. Më pas në 2013, kjo e fundit do ia dhuronte aksionet Bujar Muratit, i cili do të rimerrte kontrollin e kompanisë për t’ia dhuruar më pas kompaninë bashkëshortes, Doriana Murati.

Nga të dhënat e QKB, rezulton se në vitin 2013, kompania “Lis Konstruksion” (ish EURO-ALB) e Bujar Muratit do të fillonte procedurat e bashkimit nëpërmjet përthithjes me kompaninë “MURATI” shpk në pronësi të vëllait të vet, Imer Murati.

Sipas dokumenteve zyrtare të bashkimit, “MURATI” shpk ka përgjegjësi për kontratat e punës të siguruara nga “EURO-ALB”, sot “Lis konstruksion”.

Dhurimi i aksioneve dhe ndryshimi i emrit kanë ndodhur në periudhën mars-prill 2023, dy vite pas operacionit të Prokurisë së Posaçme në 2021, ku u arrestua ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, pasi ky i fundit kishte favorizuar kompaninë “Lis Konstruksion” (Ish EURO-ALB) për një tender të akorduar nga Bashkia e Lushnjes.

Në rastin konkret bëhej fjalë për tenderin e kanalit të ujit, me vlerë 24 milionë lekë, ku së bashku me ish- kryebashkiakun u arrestua edhe Murati nën akuzë për falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim.

Por Bujar Murati nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe fushën e prokurimeve publike. Në vitin 2009, Murati ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, periudhë në të cilën u arrestua për dosjen e tenderit të uniformave të policisë. Sipas akuzave të ngritura asokohe nga prokuroria dhe policia, biznesmenët e përfshirë në këtë procedurë prokurimesh do t’u jepnin një pjesë të fitimit zyrtarëve publikë për t’i shpallur fitues të tenderit. Në janar 2014, Murati depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut.

Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet rilindi edhe “biznesi” i Muratit me tenderat. Në vitet e fundit, kompania e “Lis konstruksion” (EURO-ALB) e vetme, por edhe si bashkim kompanish me “MURATI” shpk, është shpallur fituese e mbi 90 tenderave me vlerë dhjetra miliona euro

Një pjesë e këtyre tenderave rezultojnë pa garë ose kompanitë konkurruese janë skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Kjo ka bërë që këto tendera të shënohen me “flamur të kuq” nga Open Data Albania.

I tillës ishte tenderi i dhënë Muratit nga Armando Subashi i Fierit, me objekt “Blerje hekur (zgara, profile hekuri, plegma, rrjeta metalike, tel bari, llamarine, panel sanduic, ele)”. Fondi limit i përllogaritur për të blerë këto materiale ishte 24 746 000,00 lekë pa TVSH.

Arbana, kryetari i varur nga mafia e Shijakut

 

Elton Arbana është pjesë e përgjimeve në dosjen e Vangjush Dakos. Në përgjimin e publikuar nga media gjermane “Bild”, Elton Arbana flet në telefon me Astrit Avdylajn në lidhje me disa gjoba të vendosur nga INUK. Mes tyre shfaqet një miqësi shumë e ngushtë. Në përgjim shihet se si zyrtarët e PS i binden urdhrave të Astrit Abvdylajt.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryetarit të PS për Shijakun, Elton Arbana, që ishte në atë kohë kandidat i PS për kryebashkiak në Shijak.

Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim.

Kur Arbana pretendon se nuk ka autoritetet për shkak se e kanë hequr nga posti në Inspektoratin e Ndërtimit, bosi i krimit, Avdylaj këkon që ai t’u telefonojë inspektorëve, të ndalojnë gjobën, të kërkojnë ndjesë, përndryshe do e bëjë vetë. Në fund, kreu i PS në Shijak pranon dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do t’u telefonojë dhe do u thotë të kujdesen për ‘problemin’,” shkruan Bild.

Më 26 mars 2024, emri i tij ishte në një raport të organizatës “Qëndresa Qytetare” që u dërgua në SPAK. Elton Arbana ishte mes 22 kryetarëve të bashkive, që rezultojnë se shpërdoruan aseteve publike dhe nuk përmbushën detyrimet ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në prill 2025, Arbana do t’i jepte tenderin e pastrimit të qytetit mafiozit Fadil (Julian) Balla.

Një fond afro 1.3 miliardë lekë (pa TV SH) është dhënë nga Bashkia Shijak më 8 prill 2025 përmes një prokurimi të dyshimtë, të zhvilluar me 1 pjesëmarrës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe depozitimi i mbetjeve urbane, mirëmbajtje e hapësirave publike dhe varrezave në bashkinë Shijak” me Fondin Limit     125 128 146,00 lekë pa TV SH.

Procedura është hapur më 27 shkurt 2025, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 17 mars 2025. Megjithatë, tenderi ka pasur vetëm një pjesëmarrës, kompaninë “AMR” shpk me pronar Fadil Ballën nga Xhafzotaj. Dhe rezultati i tenderit me një pjesëmarrës është pranimi i ofertës 124 742 586,00 gati 99% e fondit limit.

Për shkeljet e kryera, procedura e bashkisë Shijak ka marrë nga Open Data Albania vlerësimin me “Flamurin e kuq”.

Balla, i njohur gjithashtu si president i ekipit të futbollit “Erzeni”, ndodhet në arrati, ndërsa SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish të tij, duke përfshirë kompleksin turistik “Ajman Park” në Shijak dhe një vilë në Dhërmi me vlerë rreth 1 milion euro. Këto prona dyshohet se janë ndërtuar me para të përfituara nga trafiku i drogës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bujar muratiElton ArbanaFadil Ballatender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Durrës/ Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com