GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë

11:37 - 01/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përtej vonesave  që u shkaktojnë qytetarëve autobusët “Green line” të Tiranës janë kthyer në të rrezikshëm.

Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme (30 nëntor), të ndodhur në afërsi të “Pallatit me shigjeta” janë rrezikuar jetët e 4 personave.

Detaje nga ngjarja

Autobusi i linjës “Green line” i Nadir Çaushollit  doli nga rruga, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë mbetën të lënduar disa persona, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë 18-vjeçarja që drejtonte biçikletën ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Po masa kur do të meren?

Por edhe pse rasti është i përsëritur policia e kaloi me një njoftim të shkurtër dhe rutinë, duke u mjaftuar me arrestimin e shoferëve.

“Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”., njofton policia.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/12/KUJDES-PAMJE-TE-RENDA-Aksident-i-frikshem-ne-Tirane-autobusi-merr-para-nje-vajze-qe-po-levizt.mp4

Disa prej aksidenteve të autobusëve urbanë të ndodhur në  vitet e fundit në Tiranë:

10 mars 2024: Autobusi i linjës Green Line u përplas me pemën dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Shoferit i ra të fikët në timon.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur

Një tjetër rast ku jeta e qytetarëve të Tiranës u rrezikua nga autobusi i linjës “Green line”, ishte ai i 27 shkurtit 2023. Një aksident masiv ndodhi te ura e Tajvanit, ku autobusi u përplas me 9 automjete. Si pasojë e përplasjes mbëtën të plagosur 9 persona.

29 prill 2022: Autobusi Green Line ra në lumin e Lanës, pranë “Ish-ekspozitës”, plagosi 5 persona.

14 nëntor 2022: Autobusi i kompanisë “Go Green” që bën linjën e Unazës përplasi një makinë tip Mercedes Benz (targa AB 072DI), duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe panik tek qytetarët.

22 prill 2022: Autobusi i linjës së Unazës përplasi një makinë dhe ra në lumin e Lanës bashkë me automjetin.

Kush është pronari i Green Line

Pronnai i Green Line është Nadir Çausholli  i njohur për sakandalet e tij me tenderat. harit. “Green Line” ka kaluar në pronësi të Çaushollit përmes blerjes së shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës urbane të Kasharit.

Më pas, përmes transaksioneve dhe dhurimeve të aksioneve, linja u kontrollua plotësisht nga Nadir Çausholli, duke përfshirë edhe linjën e Unazës në Tiranë.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndaloi kompaninë Green Line të Nadir Çaushollit të merrte pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

 

Etiketa: autobusecaushollirrezik

Lajme të lidhura

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Para
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com