GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse u arrestua Mogherini, mbështetësja e zjarrtë e Reformës në Drejtësi

17:40 - 02/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse u arrestua Mogherini, mbështetësja e zjarrtë e Reformës në Drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe nënkryetare e Komisionit Europian.

Arrestimi i Mogherinit ka efektin e një tërmeti politik në mbarë Europën, por sidomos në Shqipëri, ku për vite me radhë ajo u shfaq si garantja e madhe e Reformës në Drejtësi, njeriu që qeveria Rama e përdorte si vulë besueshmërie për çdo ndërhyrje institucionale. Sot, zonja që predikonte standarde, pavarësi dhe antikorrupsion është vetë nën hetim për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderësh në zemër të BE-së.

Aktualisht rektorja e Kolegjit të Europës në Bryzh, Mogherini është arrestuar sot së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së. Bastisjet u kryen nga Prokuroria Europiane (EPPO), e cila dyshon për manipulim të një tenderi milionash që i është dhënë institucionit që ajo drejton, Kolegjit të Europës.

Në qendër të hetimit është një program 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së një kontratë prestigjioze, me peshë të madhe financiare dhe institucionale. Gjatë viteve 2021–2022, Shërbimi Diplomatik i BE-së (EEAS) i dha këtë projekt (tender) Kolegjit të Europës, por EPPO dyshon se procesi nuk ka qenë i pastër.

Dyshimi kryesor është se Kolegji i Europës, që ka seli edhe në Shqipëri, i drejtuar nga Mogherini, mund të ketë marrë informacion të brendshëm për kriteret e tenderit përpara se ato të bëheshin publike. Pra, mund të ketë pasur paranjohuri që i dha avantazh të padrejtë dhe që, nëse konfirmohet, përbën favorizim dhe shkelje të rëndë të konkurrencës së ndershme.

Pikërisht për këtë arsye Mogherini po hetohet për rolin e saj. Nuk ka prova të shpallura publikisht se ka marrë para ose ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë, por EPPO beson se ajo ka ditur, ka lejuar ose ka përfituar nga qarkullimi i informacionit konfidencial.

Mes të arrestuarve është edhe Stefano Sannino, ish-Sekretari i Përgjithshëm i EEAS, institucioni që organizoi vetë tenderin. Për shkak të pozicionit të tij, ai kishte akses të plotë në dosje dhe kriteret e përzgjedhjes. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ai ka ndarë në mënyrë të paligjshme këto kritere me Mogherinin dhe bashkëpunëtorët e saj.

Ajo që hetohet për momentin përfshin mashtrim në tenderë publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Për të vazhduar hetimet, Prokuroria Europiane ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për disa prej personave të përfshirë.

Operacioni është drejtuar nga një gjyqtar belg dhe EPPO, ndërsa policia federale belge ka kryer bastisjet në Bruksel, Bryzh dhe në banesat e të dyshuarve. Për nga profili i të arrestuarve, ky është një nga aksionet më të forta të EPPO-s ndaj figurave të nivelit të lartë brenda institucioneve të BE-së.

Federica Mogherini nuk është një emër i zakonshëm. Ajo ka qenë ministre e Jashtme e Italisë dhe për 5 vite Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, pozicioni më i lartë diplomatik i Unionit.

Arrestimi i Mogherinit bie veçanërisht në sy në Shqipëri, ku ajo për vite me radhë u pa si person pranë Edi Ramës dhe qeverisë socialiste. Kolegji Europian, për të cilin Mogherini u rreshtua, hapi edhe një degë/seli ne Tiranë. Edi Rama e promovoi fort këtë.

(Von der Leyen, Mogherini e Rama në ceremoninë e hapjes së degës së re të Kolegjit Europian në Tiranë)

Duke qenë se Kolegji i Europës sapo ishte hapur dhe dega e tretë erdhi u hap në Tiranë pas Bryzhit dhe Varshavës, pati hapësirë për dyshimin e arsyeshëm se Mogherini vazhdonte t’i shërbente marrëdhënies me Edi Ramën.

Kujtojmë se Mogherini u paraqit si një nga mbështetëset më të forta politike të Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut. Mogherini e quante reformën shqiptare shembull për rajonin, një model që duhej ndjekur nga vendet e Ballkanit, ndërsa sot ajo vetë po hetohet për shkelje të rënda të parimeve që predikonte.

Në Shqipëri ajo u akuzua shpesh për një qëndrim të njëanshëm politik, për afërsi me qeverinë e Edi Ramës dhe për mbyllje sysh ndaj kapjes së institucioneve nga ekzekutivi. Kritikët e saj e akuzuan se ajo përdori retorikën e anti-korrupsionit për të legjitimuar një reformë që në shumë aspekte prodhoi më shumë kontroll politik sesa pavarësi institucionale.

Mogherini ishte kontroverse edhe në Kosovë, ku ajo nuk e përjashtoi publikisht idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, një tezë që tronditi diplomacinë europiane, që mbolli pasiguri dhe destabilizoi rajonin ato vite. Pikërisht për këtë, ajo humbi shumë kredibilitet përveç Tiranës, edhe në Prishtinë dhe Shkup, ku u konsiderua si promotore e ideve të rrezikshme për kufijtë.

Tani, me arrestimin e saj, kritikat e vjetra në Shqipëri dhe rajon marrin një dimension të ri, një zyrtare që për vite kërkoi standarde, vlerësoi reforma dhe kërkoi besim nga vendet e Ballkanit, sot akuzohet se vetë ka thyer rregullat themelore të BE-së.

Arrestimi i saj është një goditje e rëndë për imazhin e institucioneve europiane dhe një sinjal se Prokuroria e BE-së nuk po kursen askënd, pavarësisht statusit apo emrit.

Për momentin, çështja është në fazë hetimore, por implikimet politike dhe institucionale janë të mëdha. Skandali i Mogherinit rrezikon të hapë një nga kapitujt më të errët të historisë së tenderëve të BE-së, pikërisht në zemër të establishmentit europian./Lapsi.al

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtësi, por sa “të gjelbra” janë vërtet për mjedisin?

Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtësi, por sa “të gjelbra” janë vërtet për mjedisin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com