GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

14:32 - 05/02/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një emergjencë kombëtare, duke denoncuar largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Në një deklaratë për media, Pano iu referua të dhënave të Eurostat-it, sipas të cilave vendi ka shënuar rënien më të madhe të popullsisë së re në Europë, duke e lidhur këtë fenomen me politikat e qeverisë Rama dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të 10 shkurtit përpara Kryeministrisë.

Deklarata 

Sot, Shqipëria nuk po përballet thjesht me një lëvizje demografike, por me një gjakderdhje kombëtare që po i shteron vendit energjinë e tij më jetike: Rininë. Partia Demokratike ka paralajmëruar prej kohësh se politikat e kësaj qeverie do të çonin në një shkretim të qëllimshëm të vendit, dhe sot shifrat e Eurostat-it janë vula e dështimit të regjimit të Edi Ramës.

Të dhënat më të fundit janë tronditëse. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të popullsisë së re në të gjithë Europën gjatë vitit të kaluar.

-Në janar 2025, kjo grupmoshë (15-29 vjeç) numëronte 405,832 të rinj. Brenda 12 muajve, janë larguar ose zhdukur nga statistikat tona 18,300 të rinj. Kjo është një tkurrje me -4.32%, një shifër që tregon se çdo ditë, dhjetëra të rinj e shohin të ardhmen e tyre larg kufijve të atdheut.

Kjo nuk është thjesht një shifër; janë 18 mijë ëndrra, 18 mijë mendje aktive dhe 18 mijë krahë pune që kanë zgjedhur të ndërtojnë fatin e tyre diku tjetër, sepse vendi i tyre u ktheu shpinën.

E thënë thjeshtë, çdo 30 minuta një i ri është larguar për te mos u kthyer më.

Ky nuk është një proces natyror. Ky është një projekt i mirëmenduar politik i qeverisë Rama. Një Shqipëri pa të rinj është një Shqipëri pa revoltë; një Shqipëri e boshatisur është më e lehtë për t’u kontrolluar dhe për t’u plaçkitur..

Të rinjtë po ikin sepse nën këtë qeverisje:

Meritokracia ka vdekur: Vendi i punës nuk fitohet me diplomë, por me teserën e partisë ose me lidhje korruptive;

Kostoja e jetesës është e papërballueshme: Ndërsa qeveria mburret me suksese imagjinare, familjet e reja nuk përballojnë dot as qiranë e as shportën bazë të ushqimeve;

Pasiguria është ulur këmbëkryq: Korrupsioni në çdo nivel ka asgjësuar besimin se në këtë vend mund të ndërtosh jetën me ndershmëri;

Zbrazja e vendit po sjell pasoja që do t’i vuajmë për dekada. Shkollat po mbyllen, bizneset po falimentojnë për mungesë stafi, dhe sistemi i pensioneve po shkon drejt kolapsit total. Duke dëbuar rininë, kjo qeveri ka dënuar me vetmi dhe varfëri prindërit dhe gjyshërit tanë.

Partia Demokratike e konsideron këtë situatë si një emergjencë kombëtare. Heshtja sot është bashkëfajësi me rrënuesit e vendit.

Shqipëria nuk është e mallkuar që të zbrazet kështu. Ne kemi burimet, kemi pozicionin gjeografik dhe, mbi të gjitha, kemi njerëz të zot. Ajo që na mungon është një qeverisje që punon për qytetarët, jo për një grusht njerëzish.

Ndryshimi nuk vjen përmes statuseve në rrjetet sociale. Ndryshimi vjen kur dhimbja dhe zemërimi kthehen në forcë qytetare.

Prandaj, i bëjmë thirrje çdo prindi që i mungon fëmija, çdo të riu që ndihet i huaj në vendin e vet, dhe çdo qytetari që e dhimbset e ardhmja e këtij kombi: Bashkohuni në protestën kombëtare më 10 shkurt përpara Kryeministrisë

Shqipëria nuk u përket atyre që e vjedhin, u përket atyre që e duan dhe që duan ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

Më 10 shkurt, le t’i tregojmë këtij regjimi se rinia dhe Shqipëria nuk dorëzohet!

Etiketa: PanoRamarini

Lajme të lidhura

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Para
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt...

Lexo më shumë
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com