GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestues!
Shpërthime që pasohen nga re tymi gazlotsjelles! Era frynte në drejtim që dëmtonte më shumë policinë. Viktimat e parë të gazit. Qindra besimtare po faleshin brenda dhe në ambient të hapur të xhamia Namazgjase! Mes tyre dhe gra dhe fëmijë. Kalimtare dhe turistë në zonë me shami në fytyrë…
Pse duhet të dislokohen dhjetera policë pranë xhamisë?
Pse përdoret gaz kur dihet që gaz lotsjellës kur nuk ke askënd përballë përveç gazetareve?
20:26: Një protestues i vetëm afrohet me vrap drejt policose dhe në një distancë 50 m hedh molotov!
Nuk përdoret uji – por shtohet gazi lotsjellës!
Nëse kërkon të dish Pse? Kur? Ku? Si dhe sa perdoret gazi lotsjellës – mjaftojnë pak minuta kërkim.
Edhe në mungesë të internetit logjika thotë që gazi lotsjellës përdoret si mjet i fundit dhe kur ke përballë një turmë (jo një grusht njerëzish) që nuk i menaxhon dot ndryshe!
Gazi lotsjellës nuk përdoret si mjet parandalimi!
Por në atë orë dhe në atë vend policia nuk kishte turmë përballë!
Standardet janë të qarta. Forca përdoret kur është e nevojshme dhe në masën e nevojshme.
Ata që kanë planifikuar dhe dhënë urdhër për perdorimin e gazit lotsjellës duhet të jenë vetë në terren dhe të kuptojnë që nuk bëhet fjalë për deodorant! (Edhe deodoranti perdoret me masë se shkakton probleme në lëkurë dhe te sytë!)
Gazi lotësjellës është mjet reaktiv, jo pro aktiv, është mjeti fundit dhe jo i pari. Është për përdorim në situatë ekstreme dhe jo mjet disiplinimi në distancë për çdo situatë të tensionuar. Kur përdorimi bëhet si ai i mbrëmshmi, kur prek persona të pambrojtur, kur hidhet pa hesap, atëherë nuk flasim më për menaxhim turme, por për krim!
Raporteri Special i OKB për Torturën ka theksuar se përdorimi i mjeteve kimike për shpërndarje turmash mund të përbëjë trajtim çnjerëzor ose degradues nëse përdoret në mënyrë disproporcionale, në hapësira të mbyllura, ose pa kriter.
Po ashtu hedhja e molotovëve ndaj policisë është krim. Sulmi ndaj policit është i papranueshëm. Policia mbron të drejtën për protestë, jo të drejtën për djegie.
Megjithate forca e policisë nuk matet me sa gaz përdor por me vetëpërmbajtje, proporcionalitet dhe profesionalizëm.
Kur nuk menaxhon 20 protestues – pa krijuar re kimike mbi besimtare dhe kalimtare për çfarë drejtuesish policie dhe standartesh policore flasim?!!
(Kush ka drejtuar operacionin e mbrëmshem te policisë qartësisht ka një koncept tjetër për protestën, për policinë dhe për mënyrën se si përdoret dhuna. Ndoshta formimi si oficer tankesh e bën të mendojë se përballë nuk ka një protestues, por nje armik që duhet azgjesuar)
Drejtimi politik i policisë minimumi duhet të hetojë drejtuesin dhe zinxhirin komandues për gazin lotsjellës!
Është koha për t’i kërkuar ndjesë jo vetëm besimtarëve që faleshin, por banorëve, kalimtarëve dhe turistëve për përdorimin pa asnjë kriter të gazit lotsjellës.
Por në vend të faljes publike pamë tallje publike!
Kryeministri poston xhaminë e Namazgjase të mbuluar me re tymi! Të paktën nuk tha që gazin lotsjellës e ka hedhur opozita!
Etiketa: Gaz lotsjellesKryeministri

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com