GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke i sqaruar me detaje çështjet e CEZ-DIA, lobimet, apo letër-porositë e ardhura për të nga Çekia.

Duke folur në një intervistë për Syri.net, Meta lajmëroi se po shkruan librin e tij të parë, duke u shprehur se do të ketë shumë shitje në mbarë botën, si në BE ashtu edhe në ShBA.

Për lobimet, Kreu i PL-së, tha se nuk ekziston asnjë fakt, që Meta të ketë firmosur apo të ketë patur dijeni për ndonjë veprim jashtë kontratave të LSI.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Javën që vjen mbahet seanca paraprake për çështjen tuaj. Cilat janë pritmëritë?

Meta: Një orë e më parë unë pres që të mbyllet seanca paraprake në mënyrë që të kemi mundësinë ligjore të publikojmë të gjitha gënjeshtrat, mashtrimet, falsifikimet që janë bërë gjatë hetimit.

Në respekt të ligjit jemi treguar të duruar deri tani.

Pyetje: Është provuar qartë se standardet e hetimit kanë qenë si ato të rrëmbimit kriminal për të cilin nuk ka ende përgjegjës?

Meta: Po kështu, është provuar se fshiheshin fakte edhe prova që rrëzonin akuzat e ngritura mbi artikujt e gazetës “Tema” dhe të tjerave si ajo.

U provua se DIA ishte krijesë amerikane dhe me “mëmë” amerikane, e cila nuk përmendej asgjëkundi në akuzën time, por që ekzistonte kudo në procesin gjyqësor këtu dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, por që ishte kudo edhe në Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës.

U provua që METE nuk është Ilir Metaj, por akronim i Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë.

Çdo letërporosi e ardhur nga Çekia është kundër akuzave të stisura.

Edhe Elvis Mataj, Z. Hejsek apo bashkëshortja e Z. Ismailaj, provojnë se Nr.1 de facto i DIA ishte zonja amerikane.

Po kështu, u provua se Elvis Mataj, drejtuesi i DIA-s, në Prill 2014, ka deklaruar me shkrim se cilëve zyrtarë çekë të CEZ apo të ERE u ishin premtuar lekë për marrëveshjen CEZ-DIA, ku ai nominon edhe Ministrin e Ekonomisë në atë kohë kur u firmos kjo marrëveshje, në 1 Shtator 2010.

Për lobimet nuk ekziston asnjë fakt, që Ilir Meta të ketë firmosur apo të ketë patur dijeni për ndonjë veprim jashtë kontratave të LSI.

Kërkuam që gjithë letërporositë të shpallen të pavlefshme pasi nuk janë bazuar në kontratën e regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, por janë formuluar me qëllim fshehjen e të vërtetave.

Po kështu, është e provuar që jo vetëm në një rast, autoritetet amerikane janë mashtruar me vetëdije, gjoja sikur është provuar se unë kam përdorur kartat e një shtetasi shqiptaro-amerikan.

Ndërkohë unë në jetën time nuk kam përdorur kurrë as karta shqiptare e jo më amerikane.

Për pastrimin e parave është kulmi i manipulimit kur akuza ka paraqitur si ekspertizë financiare një raport të manipuluar të një punonjësi në administratën e SPAK-ut që e ka bërë siç kanë dashur prokurorët që të mashtrojnë gjykatësit për të justifikuar rrëmbimin tim, por edhe për të ndërtuar alibinë e akuzave për pastrim të produkteve të veprave penale dhe e cila natyrisht do buronte nga korrupsioni i imagjinuar që do mbështetej nga artikuj gazetash dhe dëshmitarë me probleme serioze me drejtësinë.

Ekspertiza ime financiare e bërë nga ekspertë kontabël, i çertifikuar nga Ministria e Drejtësisë provon, bazuar mbi dokumentat shtetërorë, se të ardhurat e mia si Ilir Metaj, nga 1995-2023, janë 870.000 euro, ndërsa shpenzimet sa gjysma e tyre, gati 400.000 euro.

Pa llogaritur këtu të ardhurat si deputet në vitet 1992-1995.

Por “llogaritarja” e SPAK-ut kishte “harruar” të llogariste të ardhurat e mia nga 1992-2002 në mënyrë që unë të dilja me “defiçit” të ardhurash për të justifikuar akuzat e stisura për pastrim parash e korrupsion.

Po kështu, u provua se ILDKPI kishte bërë hetim pasuror për deklarimet e mia dhe nuk kishte patur asnjë parregullsi.

As në kohën e diktaturës nuk i montonin kaq paturpësisht akuzat.

Ndërkohë që në seancën e fundit u bënë publike disa firma të reja të Edi Ramës që ishin fshehur nga akuza, ku del qartë përfshirja e tij për çështjet që pretendonte akuza.

Pyetje: Në 9 prill, Gjykata Kushtetuese do të shprehet për çështjen e arrestimit tuaj. Cilat janë pritmëritë tuaja?

Meta: Kjo është një datë shumë e vonuar  prej gati 6 muajsh dhe ne e kuptojmë si përpjekje për të vonuar sa të munden udhëtimin e çështjes Meta në Gjykatën e Strasburgut.

Tani për mua ekzistojnë vetëm 2 data: 2 Marsi që po afron, që shënon 6-vjetorin e Mitingut historik kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese, por edhe 22 Korriku që shënon 10-vjetorin e miratimit të Reformës me 140 vota.

Dhe për mua është një datë e rëndësishme se atë ditë do publikoj librin tim të parë që zbardh një nga historitë më të turpshme dhe të pabesa të manipulimit nga Soros dhe McGonigalët të një populli, me qëllim eleminimin e plotë të sovranitetit të tij.

Ky libër është fokusi im kryesor për momentin dhe jam i bindur se do ketë shumë shitje edhe në SHBA dhe Europë.

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%
Breaking Views

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë
Breaking Views

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë
Breaking Views

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Para
Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%
Breaking Views

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26

Pas vendimit për indeksimin e pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policinë e burgjeve dhe mjekët qeveria ka...

Lexo më shumë
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26
Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

21:33 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com