GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I dënuar për korrupsion, vdes në burg ish-kryetari i parlamentit të Nju Jorkut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar për korrupsion, vdes në burg ish-kryetari i parlamentit të Nju Jorkut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryetari i asamblesë së Nju Jorkut, Sheldon Silver, një ndër figurat më të të fuqishme në qeverisjen e këtij shteti për thuajse dy dekadat që i paraprinë dënimit të tij për korrupsion, vdiq në një burg federal.

Zoti Silver vdiq të hënën, tha drejtoria e burgjeve, duke shtuar se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga mjeku ligjor.

Mbështetësit e zotit Silver thanë se shëndeti i tij po vuante nga sëmundje të shumta. Ai po vuante dënimin e tij në Qendrën Mjekësore Federale në Devens, të shtetit Masaçusets, dhe në momentin e vdekjes po trajtohej në një spital aty pranë në Ayer, Masaçusets, tha drejtoria e burgjeve.

Demokrati nga Manhatani, që i pati thënë dikur gjykatësit se lutej që të mos vdiste në burg, po vuante një dënim me mbi gjashtë vite burgim për shkak se përdori influencën e tij në qeverisjen e shtetit që të përfitonin kompani të pronave të patundshme, të cilat në këmbim e shpërblyen duke dërguar procese me fitime të mëdha tek firma e tij ligjore.

Dënimi i dha fund karrierës së tij prej katër dekadash në asamblenë e Nju Jorkut. Vendin e parë si përfaqësues i Manhatanit ai e fitoi në vitin 1976. Megjithëse njihej si person me profil të qetë në hollet e Kapitolit të Nju Jorkut, dhe për të folurën e kujdesshme me ton të thellë, ai ishte ndër njohësit më të mirë të mekanizmave të brendshme të këtij shteti.

Ai u bë kryetar i asamblesë në vitin 1994, një post i fuqishëm që e bëri atë një nga tre personat që negocionin buxhetet dhe legjislacionin kryesor me guvernatorin dhe kreun e senatit të këtij shteti.

Pamje nga Asambleja e shtetit Nju Jork

Në total, zoti Silver ishte kryetar i asamblesë gjatë pesë guvernatorëve të ndryshëm të Nju Jorkut, që nga Mario Cuomo dhe deri tek Andrew Cuomo.

Dënimi i tij fillestar i vitit 2015 u rrëzua nga një gjykatë apeli pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ngushtoi përkufizimin e një akti korrupsioni. Ai u dënua sërish në një proces të dytë gjyqësor në vitin 2018, të ndërtuar për t’iu përputhur vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ai iu bashkua një liste të gjatë ligjvënësish, ndër ta edhe drejtues të tjerë të lartë, të cilët u dënuan për krime që nga rryshfeti, pjesëmarrje në konspiracion, shmangie të taksave, mashtrim dhe manipulim. Një nga drejtuesit me të cilët ndante pushtetin gjatë detyrës së kryetarit, kreu i shumicës republikane në Senat, Dean Skelos, u gjend fajtor për zhvatje, mashtrim me transferta dhe rryshfet, në një proces gjyqësor që u zhvillua pothuajse në të njëjtën kohë si procesi i zotit Silver.

Zoti Silver hoqi dorë nga posti i tij drejtues pas arrestimit në janar 2015 dhe humbi postin e zgjedhur legjislativ pas dënimit të parë atë nëntor. Zoti Silver kishte lindur në një familje emigrantësh të ardhur nga Rusia. /VOA

Etiketa: Burgkorrupsion

Lajme të lidhura

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Kosovës dhe Shqipërisë iu bëhet thirrje për bashkim energjetik

Problemet me energjinë, Kosova mes dy opsioneve, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë
Sport

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26

Manchester City mund të përballet me masa disiplinore edhe nga UEFA pas zhvillimeve të fundit në Premier League. Sipas raportimeve...

Lexo më shumë
Vrasja e Renis Dobrës, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit

Vrasja e Renis Dobrës, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit

18:21 - 07/10/26
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:14 - 07/10/26
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

17:50 - 07/10/26
Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale

17:19 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com