GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

në Breaking Views, OP-ED, Opinion, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave të fundit për korrupsionin, duke vënë në shënjestër si Marta Kos, ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Në një postim në ‘Facebook’, Meksi thekson se të dy tentojnë të relativizojnë fenomenin e korrupsionit duke e zhvendosur përgjegjësinë nga politika tek shoqëria shqiptare, një qasje që sipas saj është problematike dhe “dhemb” sepse shmang thelbin e çështjes.

Sipas Meksit, deklarata e Marta Kos nuk ishte një sulm ndaj shqiptarëve, por një referencë ndaj një fenomeni të njohur në studimet mbi korrupsionin: ligjet nuk janë të mjaftueshme nëse normat sociale e tolerojnë shkeljen. “Ajo nuk foli për një popull konkret, por për një fenomen. Pikërisht këtu qëndron arsyeja pse kjo deklaratë ‘dhemb’, sepse zhvendos fokusin nga ‘ata lart’ tek ‘ne si shoqëri’”, shprehet Meksi.

Ndërkohë, reagimi i Edi Ramës në aktivitetin “MatchMaker Albania” sipas Meksit, tenton të relativizojë problemin: kur pushteti thotë “shihni veten”, shmanget thelbi i korrupsionit, pasi edhe nëse të tjerët janë të korruptuar, kjo nuk e justifikon fenomenin tonë. Ish-ministrja kritikon gjithashtu ndikimin e tifozërisë politike, ku korrupsioni dënohet vetëm kur është i kundërshtarit, duke theksuar se pa reflektim të sinqertë dhe standard të njëjtë ndaj korrupsionit, çdo debat mbetet i cekët.

Meksi paralajmëron se kjo qasje dëmton ndërtimin e institucioneve funksionale dhe pengon rrugën drejt integrimit europian, në një moment kur procesi i zgjerimit kërkon më shumë besueshmëri dhe jo justifikime.
REAGIMI
Deklarata e Marta Kos për korrupsionin nuk ishte një sulm ndaj shqiptarëve, por një tezë e njohur në studimet mbi korrupsionin se ligjet nuk mjaftojnë nëse normat sociale e tolerojne shkeljen.
Ajo nuk foli për një popull konkret, por për një fenomen. Dhe pikërisht këtu qëndron arsyeja pse kjo deklaratë “dhemb” sepse zhvendos fokusin nga “ata lart” edhe tek “ne si shoqëri”.
Nderkaq reagimi i KM Rama sot ne MatchMaker Albania, tenton te relativizoj problemin.
Ne se ju thuhet te tjereve :”shihni vehten “, kjo shmang thelbin e fenomenit, sepse edhe nëse të tjerët kanë korrupsion, kjo nuk e zhbën tonin.
Ndërkohë, tifozëria politike bën edhe më keq,kur korrupsioni dënohet vetëm kur është i kundërshtarit.
Pra lidhur me qendrimin ndaj fenomenit të korrupsionit verehet se :pushteti tenton ta relativizojë, opozita ta përdorë, ndersa publiku pergjithesisht të rreshtohet sipas bindjeve,jo parimit.
Pa një reflektim të sinqertë dhe pa një standard të njëjtë ndaj korrupsionit, çdo debat mbetet i cekët. Dhe kjo nuk është thjesht çështje morale,por me pasoja konkrete.
Kjo pengon ndërtimin e institucioneve funksionale dhe dëmton rrugën drejt integrimit europian, pikërisht në një moment kur procesi i zgjerimit kërkon më shumë besueshmëri, jo më shumë justifikime.
gijotina.com/

 

Etiketa: Ermelinda Meksi

Lajme të lidhura

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje
Breaking Views

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog
Breaking Views

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Para
Parashikimi i motit, 2 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 27 Mars 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqiperia!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë
Aktualitet

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqiperia!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

12:21 - 11/07/26

Teksa vendi ynë është përfshirë nga një valë e gjerë protestash dhe reagimet kanë shpërthyer masivisht kundër një vendimi të...

Lexo më shumë
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

11:38 - 11/07/26
Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

11:08 - 11/07/26
Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët

11:03 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com