GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një kasaforte në një shtëpi të ndodhur në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Grabitësit janë identifikuar si Andi Hasani 45 vjeç dhe Agron Goxhaj 48 vjeç. Ky i fundit gjithashtu kishte dhe një ambient të modifikuar si biznes ku modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.
Andi Hasani, dhe Agron Goxhaj, ruajtën pronarin e banesës derisa doli, që më pas me një çelës të falsifikuar të hyjnë brenda për të vjedhur sende me vlerë. Nga aty dolën me kasafortën e plotë, brenda së cilës, kur e hapën, gjetën para, bizhuteri floriri dhe një pistoletë që i zoti e kishte me leje. Gjetja e armës e komplikoi situatën e 2 hajdutëve, që dyshohet se kanë vjedhur edhe në zona të tjera të Tiranës dhe Durrësit, pasi menduan se pronari mund të ishte ndonjë punonjës policie. Në panik, Hasani dhe Goxhaj, vendosën të rikthejnë në banesë vetëm kasafortën dhe armën, duke mbajtur sendet e tjera me vlerë për të cilat kishin hyrë brenda.
Por plani i tyre i dytë nuk shkoi sipas parashikimit. Kthimi i tyre në banesë do të rezultonte me rrezikshmëri të lartë, pasi sapo u afruan gjetën policinë aty. Pronari i banesës, i cili rezulton të ketë pasur të justifikuara paratë dhe sendet me vlerës, kishte konstatuar grabitjen dhe njoftoi policinë. Ndërsa blutë kryenin veprimet hetimore ne banesë për vjedhjen, grabitësit erdhën. Me të parë blutë aty ia futën vrapit, por pa mundur për t’u shpëtuar. Efektivët e Komisariatit nr. 4 i kapën dhe arrestuan.

Nga kontrollet në banesën e Agron Goxhajt, i cili rezulton me precedent penal, i arrestuar më parë për plagosje në Shkodër, u gjet një punishte e përshtatur për modifikim çelësash të ndryshëm për të mundësuar hapjen e bravave të apartamenteve. Vëzhgonin shtëpi që dyshonin se i kishin njerëz me të ardhura të mira, dhe në bazë të dyerve që kishin, Goxhaj mund të rikrijonte çelës për hapjen e tyre. Burime pranë policisë thonë se njihet për mënyrën e zgjuar të kopjimit të çelësave pa pasur origjinalin. Nga veprimet e bluve, përveç arrestimit në flagrancë, u sekuestruan edhe kasaforta, sende me vlerë floriri të marra në apartament, 2 automjete. Atij iu gjet edhe 1 motoçikletë me vlerë rreth 30 mijë euro, të cilën sapo e kishte blerë.

Njoftimi i Policise:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Access”.

Vodhën një kasafortë me sende me vlerë në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë marrë sende me vlerë dhe shuma parash.

Zbulohet një ambient i kamufluar si biznes, ku dyshohet se njëri prej të arrestuarve modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.

Sekuestrohen kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet me vlerë rreth 30 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në banesën e shtetasit R. O. ishte vjedhur një kasafortë me sende me vlerë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Access”, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes dhe u vunë në pranga shtetasit A. H., 45 vjeç dhe A. G., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datë 03.04.2026, u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur një kasafortë, brenda së cilës kishte sende me vlerë dhe 1 armë zjarri me municion, e cila posedohej me leje nga pronari i banesës, në rrugën “Zihni Sako”.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si biznes nga shtetasi A. G., u konstatua se ky shtetas modifikonte çelësa të ndryshëm për të mundësuar hapjen e bravave të apartamenteve.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje të shumave të parave dhe sendeve me vlerë në një banesë në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vjedhje kasaforte

Lajme të lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

Nga perandoritë e lashta dhe rrugët tregtare të Marco Polo-s deri te “arteria” energjetike e sotme që transporton 20% të...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com