GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte “tmerri” i qytetit, arrestohet grabitësi shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë dhune e ndodhur në tetor të vitit 2022 në Trento të Italisë ka përfunduar në gjykatë, ku tre vëllezër shqiptarë përballen me akuza për plagosje, kërcënim dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi në zonën Gardolo, pranë Trentos, pas një debati mes pronarit të bar “Milena” dhe tre vëllezërve. Ngjarja nisi kur pronari konstatoi mungesën e energjisë elektrike në lokal dhe shkoi të kontrollonte sahatin në pallat.

Në momentin që iu hap dera, ai u sulmua nga njëri prej vëllezërve, i cili e akuzoi për muzikë të lartë. Edhe pse pronari sqaroi se lokali mbyllej në orën 20:00, konflikti u përshkallëzua, duke bërë që ai të goditej me kokë dhe të rrëzohej në tokë. Më pas, i plagosuri arriti të futet në lokal për të kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje mbërritën karabinierët.

Situata agravoi më tej kur dy vëllezërit e tjerë u bashkuan në vendngjarje dhe nisën të shkatërrojnë ambientet e lokalit. Tavolina dhe karrige u hodhën drejt xhamit, duke e thyer atë, ndërsa brenda u dëmtuan një sërë objektesh.

Përplasja vijoi edhe me forcat e rendit, ku një karabinier mbeti i plagosur, ndërsa një tjetri iu këput kablli i pajisjes taser gjatë ndërhyrjes.

Në përfundim, tre vëllezërit, banues në Trento, u arrestuan dhe tashmë po përballen me drejtësinë për veprimet e tyre. Pronari i lokalit përfundoi në spital me traumë në kokë dhe dëmtime të shumta në trup, duke marrë një raport mjekësor prej 10 ditësh.

Në seancën e fundit gjyqësore, të zhvilluar më 8 prill, avokati i tij kërkoi 70 mijë euro dëmshpërblim për dëmet fizike dhe materiale, ndërsa çështja është shtyrë për një vlerësim më të detajuar.

Etiketa: DhunëlokalShqiptar

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n
Sport

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26

Situata nuk është aspak e qetë me Xhani Infantinon në krye të FIFA-s. UEFA prej kohësh tashmë kërkon largimin e...

Lexo më shumë
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com