GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

11:47 - 18/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një takimi me protestuesit e arrestuar  te paraburgimi në ‘Mine Peza’, deputeti i opozitës Klevis Balliu ka lëshuar akuza për dhunë barbare të ushtruar nga policia, ku tha se ndërhyrja ishte një operacion i mirëfilltë politik i urdhëruar nga nivelet më të larta të qeverisë.

Në një prononcim për mediat, deputeti përshkroi gjendjen e rëndë fizike të të paraburgosurve.

Ai tha se deputetët dhe protestuesit u goditën me shkopa gome dhe spraj që përdoret kundër arinjve. Po ashtu, Balliu tha se efektivëve duhet t’u bëhet testi i drogës.

“Të bëhet testi i drogës për policët që marrin pjesë në këto tubime. Është një nga aktet më kriminale të para ndonjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe deputetëve që janë goditur me shkopa gome.

Janë goditur me spraj që përdoret për arinjtë, e kanë kombinuar edhe me lëndë të tjera, siç është gazi lotsjellës. Operacione të helmit të politikës së Partisë Socialiste. Ajo ndërhyrje do marrë përgjigjen që meriton. Do kemi zero mëshirë për kriminelët që kanë dhunuar mbrëmë.”- tha Balliu.

Fjala e plotë:

Pata takim me të gjithë të paraburgosurit. Mund t’ju them që disa prej tyre janë të dëmtuar.

Gentjani për shembull ka probleme edhe në qëndrimin, për të qëndruar në këmbë, për shkak të marrjes zvarrë dhe hedhjes së tij drejt disa tubave të hekurit gjatë momentit të arrestimit. Gentjani është banor i njësisë nëntë.

Gjithashtu një i ri tjetër në, një i ri tjetër nga nga Sukthi, është goditur shumë. Plagët duken tek pjesa e fytit, që është kapur prej fyti, është goditur në trup sepse e ka trupin me vula dhe duket sepse bluzën ja kam shklyer komplet dhe pra qartazi një akt kriminal dhe barbar ndaj protestuesve.

Të gjithë kanë pasur probleme me me sytë, për shkak të lëndëve djegëse që kanë përdorur policia, të cilat janë të patolerueshme në gjatë, gjatë protestave. Ajo çfarë vlen për t’u sqaruar është që pas vendosjes së krimit të organizuar pas vendosjes së Lubi Ballukut që i bëri drejtorit të ri të policisë, drejtorit Hoda, një njeri i vendosur, i emëruar nga Belinda Balluku.

Unë e kam paralajmëruar tre ditë para që do të ishte Hoda njeriu i përzgjedhur, sepse ishte ai i cili ka mbrojtur krimet elektorale të Lubi Ballukut.Ai ka qenë njeriu i cili Balluku kërkonte dhe prandaj e kam deklaruar tre ditë përpara se të vendosej dhe këtu ju kujtoj edhe debatin tim me pseudo ministrin e brendshëm, një ushtar karrikeje që nuk ka në dorë as të flasë, as mos të flasë pa lejen e Lubisë.

Ka qenë Lubia, patjetër nën urdhrat ekzekutive të Edi Ramës, që ka urdhëruar ndërhyrjen në formën më kriminale nga efektivë policie të lidhur me krimin e organizuar, edhe pa diskutim një pjesë e mirë e tyre duke marrë parasysh vrrullin që kishin për dhunë, me shumë gjasë të droguar, ndaj dhe unë do të propozoj në komisionin e sigurisë që të bëhet testi i drogës në mënyrë të hapur për të gjithë policët të cilët marrin pjesë në këto tubime, për të parë se në çfarë gjendje janë këta njerëz që sulen si shtazë, si kriminelë, ndaj qytetarëve që vijnë për të protestuar.

Është një nga aktet më kriminale të para ndonjëherë, dhuna shtazore e ushtruar ndaj qytetarëve. Jo vetëm ndaj qytetarëve, edhe ndaj deputetëve, të cilët janë goditur me shkopa gome, janë goditur me urdhër, eksponentë të Partisë Demokratike janë goditur me urdhër me  spray-n, i cili përdoret, në mos gabo, për arinjtë, po këta atë spray e kanë edhe kombinuar me lëndë të tjera siç është dhe gazi lotsjellës.

Operacioni në është drejtuar pasi Belinda Balluku ka emëruar Hidajn, operacioni është, drejtuar nga Lubia dhe Edi Rama. Këto janë operacione të helmit dhe të vrrullit të egër, të politikës që ka Partia Socialiste.

Nuk kemi të bëjmë me akte të operacioneve policore, po kemi të bëjmë me një vendim politik për ekzekutimin e mendimit ndryshe, të protestave, që pa diskutim ata nuk do e arrijnë. Unë ju jap fjalën që ajo ndërhyrje do të marri përgjigjen që meriton.

Efektivët e policisë e dinë fare mirë që Partia Demokratike dhe eksponentët e saj i kanë mbrojtur prej kohësh.

Mjafton të pyesësh disa prej drejtuesve që kanë qenë në policinë e shtetit, edhe kur kemi qenë në protesta, pra kemi qenë gjithmonë në krah të tyre, por ne do të kemi zero mëshirë për kriminelët që kanë dhunuar ditën e djeshme si shtazë qytetarët.  Ka qenë e gjitha e urdhëruar, pjesa më e madhe, një operacion politik i drejtuar nga Edi Rama dhe Lubi Balluku”

 

 

 

Etiketa: BalliuKryesore1policeshkop

Lajme të lidhura

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

14:30 - 18/04/26
Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty…
Aktualitet

Përplasjet Spiropali-Rama/ Berisha: U shpall armike se nuk mbrojti vjedhjet e Lubi Ballukut dhe kryehajdutit

14:00 - 18/04/26
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri
Aktualitet

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26
Para
Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

14:30 - 18/04/26

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Lexo më shumë
Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty…

Përplasjet Spiropali-Rama/ Berisha: U shpall armike se nuk mbrojti vjedhjet e Lubi Ballukut dhe kryehajdutit

14:00 - 18/04/26
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26
Zjarri te komplelsi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Zjarri te komplelsi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

13:15 - 18/04/26
Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

13:10 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com