GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

14:30 - 18/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Divjakë, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve, funksionarët e IMT-së nuk kanë ushtruar detyrat ligjore për kontrollin e territorit në të paktën 31 raste, të cilat lidhen me ndërtime pa leje të konstatuara më herët dhe të gjykuara nga gjykata. Prokuroria thotë se në këto raste nuk janë ndërmarrë veprimet e detyrueshme ligjore, si konstatimi, vendosja e gjobave, prishja e objekteve apo kallëzimi penal.

Gjithashtu, hetimet kanë nxjerrë në pah se nuk është bërë vjelja e masave administrative, duke lejuar kalimin e afateve të parashkrimit, çka sipas prokurorisë ka shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore. Ky dëm për periudhën 2021–2022 vlerësohet në rreth 11,170,000 lekë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Nuk ushtruan detyrën për kontrollin e territorit në të paktën 31 raste, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe 2 inspektorëte IMT-sëDivjakë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, dhe të dënuara nga gjykata me vendime të formës së prerë, nga funksionarët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Divjakë, nuk janë ushtruar përgjegjësitë ligjore për kontrollin e territorit, si detyrë funksionale e tyre.

Rezultoi po ashtu se edhe në rastet e konstatimit të kundërvajtjeve administrative të ndërtimeve pa leje, nuk është ndjekur procedura e rregullt ligjore, sipas parashikimeve të ligjit si konstatimi, vendosja e gjobës, prishja e objektit dhe kallëzimi penal.

Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, çka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve:

– R. L. – Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

– S. M. – Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

– I. K. – Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të punonjësve të shërbimit publik që kryejnë vepra penale të lidhuar me detyrën e tyre.

Etiketa: gjyqinspetore

Lajme të lidhura

Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh
Aktualitet

Berisha: Rama mbetet armiku më i madh pas Enver Hoxhës, i shërben Serbisë dhe bën pazare me Vuçiç

15:05 - 18/04/26
Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty…
Aktualitet

Përplasjet Spiropali-Rama/ Berisha: U shpall armike se nuk mbrojti vjedhjet e Lubi Ballukut dhe kryehajdutit

14:00 - 18/04/26
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri
Aktualitet

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26
Para
Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh

Berisha: Rama mbetet armiku më i madh pas Enver Hoxhës, i shërben Serbisë dhe bën pazare me Vuçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë duan rikthim në Bashkimin Europian
Botë

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë duan rikthim në Bashkimin Europian

15:29 - 18/04/26

Mbështetja për rikthimin e plotë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, dhe jo thjesht për t`iu afruar sërish tregut...

Lexo më shumë
Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh

Berisha: Rama mbetet armiku më i madh pas Enver Hoxhës, i shërben Serbisë dhe bën pazare me Vuçiç

15:05 - 18/04/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

14:30 - 18/04/26
Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty…

Përplasjet Spiropali-Rama/ Berisha: U shpall armike se nuk mbrojti vjedhjet e Lubi Ballukut dhe kryehajdutit

14:00 - 18/04/26
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com