GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Njihej si ‘Fania i Beratit’, arrestohet ish-ushtari i Talo Çelës në Angli

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihej si ‘Fania i Beratit’, arrestohet ish-ushtari i Talo Çelës në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli.

Sipas një dokumenti të gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court parë më 26/04/2026 në zonën Somerset, Irfan Azizi është arrestuar prej një oficeri policie pasi u konstatua se kishte thyer lirinë me kusht dhënë nga gjykata duke mos u paraqitur për të firmosur në stacionin e policisë Taunton çdo të Martë e të Enjte.

Disa javë më parë siç raportonte Daily Mail Online, personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, tentoi  të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela.

Irfan Azizi, i cili u paraqit në gjykatë, ku kundërshtoi ekstradimin, duke deklaruar se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet.

Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.

Azizi ngriti pretendimin se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, ndërsa shton se nuk ka marrë asnjë paralajmërim sepse “ata nuk paralajmërojnë, por veprojnë”.

Autoritetet shqiptare e kërkojnë për të vuajtur një dënim me një vit burg, ndërsa pasi kur ishte në paraburgim u zbulua se përdorte një telefon celular.

Gjatë seancës, ai bëri edhe deklarata të forta, duke pranuar se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri, ndërsa këmbënguli se nuk dëshiron të kthehet për shkak të rrezikut për jetën e tij dhe familjes.

Nga ana tjetër, prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes.

Etiketa: arrestBeratFania

Lajme të lidhura

Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

14:30 - 08/05/26
Shqipëria rreshtohet mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë
Aktualitet

Shqipëria rreshtohet mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë

13:45 - 08/05/26
Berisha: Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur…
Aktualitet

Berisha: Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur…

13:02 - 08/05/26
Para
Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë
Botë

Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë

15:28 - 08/05/26

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve administrative në Britaninë e Madhe po konfirmojnë një avancim të fortë të partisë Reform UK të...

Lexo më shumë
Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë

15:16 - 08/05/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

15:02 - 08/05/26
Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit

14:40 - 08/05/26
Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

14:30 - 08/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com