GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushqimet që konsumojnë nxënësit e konvikteve dhe fëmijët në Durrës i ha korrupsioni qysh në momentin kur bëhet tenderi! Kryetarja Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, krejt e shkujdesuar në deyrë, cdo vit ia jep dhuratë fondin një familjeje. Nga familja e Shemsi Sinanit nga Karbunara e Lushnjes dhe fëmijët e tij tregtar varet shëndeti i nxënësve. Nëse shuma e paguar nën dorë për të fituar tenderin është madhe, zvogëlohen racionet, konsumohen ushqime të skaduara, furnizimet mbushen  me artikuj të lirë jo të shëndetshëm.

Emiriana Sako ka besim tek Shemsi Sinani dhe i jep cdo vit tenderat e ushqimit të Qendrës Ekonomike të Arsimit. Por qytetarët nuk kanë se si të jenë të sigurtë me këtë marrëdhënie. Shqetësimi lind nga fakti se Shemsi Sinani është i dënuar për korrupsion në tenderat e ushqimeve.

Së fundmi, Emiriana Sako i ka dhënë Sinanit afro 1 miliard lekë (përfshirë TVSH) për furnizmin me ushqime për vitin 2026.

Ky është një tender i ndarë në 5 lote. Në lotin e parë ka marrë pjesë vetëm Argjend Daci (person fizik) dhe “Kazazi meat” shpk që kanë specializim për mishin.

Në 4 lotet e tjera ka marrë pjesë vetëm familja Sinani. Kompanitë e tjera, duke e ditur fituesin e paracaktuar nuk kanë marrë mundimin të afrohen.

Prokurimi i Bashkisë Durrës me objekt “Loti II – “Blerje bulmet dhe nënprodukte të tij” e ka fondin limit rreth 324 milionë lekë pa TVSH.

Tenderi është mbajtur më 27 mars 2026 me vetëm një pjesëmarrës, kompaninë “Sinani Trading”  SHPK. Dhe më 29 prill është shpallur zyrtarisht fituesi.

 

Tenderi ka merituar “Flamur te kuq” që sinjalizon korrupsionin. Sipas tabelës së furnizimit, peshën e rëndesës e zënë qumështi, kosi dhe vezët.

Ndërkaq, në pjesën tjetër është prokuruar “Loti III– “Blerje bukë” (bukë gruri, thekre dhe integrale). Me fondin afro 60 milionë lekë do të paguhet furnizimi i përditshëm me bukë. Tenderin e ka fituar kompania e vetme pjesëmarrëse që u paraqit, “4S” shpk, edhe kjo, pjesë e familjes Sinani. Kështu, në të nëjtën ditë është shpallur fituesi zyrtar, që ka bërë ofertë gati sa fondi limit.

Edhe ky tender është dekoruar me “flamur korrupsioni”. Po si mund të ketë mungesë konkurrence, kur Durrësi ka me dhjetëra prodhues të bukës? Këtë situatë e krijon korrupsioni i bashkisë.

Prokurimi tjetër, Loti IV – “Blerje artikuj ushqimor kolonial” (ambalazhuar/paketuar) e ka fondin limit mbi 130 milionë lekë. Në këtë tender të bën përshtypje se oferta fituese është anomalisht e ulët.

Për shkak se në këtë tender është proania e një kompanie të dytë, Sinani rezulton se e ka dhënë një ofertë shumë të ulët. Kështu, oferta e Sinanit është 85 milionë lekë.  Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 93 të Ligjit për Prokurimet Publike, oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% të fondit limit të përllogaritur. Nuk e dimë se si e ka justifikuar këtë ofertë Sinani, ndërkohë që duhej refuzuar nga komisioni. Në këtë rast rrezikohet furnizimi me mallra pa cilësi, po ashtu vihet në dyshim realizimi i sasisë së kontraktuar, pasi cmimet e ushqimeve nuk mund të ulen kaq shumë në raport me fondin limit. Presupozohet që fondi është hartuar pas sondazheve me tregun nga komisioni i tenderit.

Pjesa e fundit e ushqimeve është furnizuar me tenderin “Loti V– “Blerje fruta dhe zarzavate” me fondin 236 milionë lekë.

Për mungesën e konkurrencës, edhe ky tender është shënuar me “Flamurin e kuq”.

Shpjegojmë këtu se themeluesi i kompanive është Shemsi Sinani, i cili me firmën “Sinani Trading” shpk është akuzuar për vjedhje me tenderat.

Më parë kompania quhej  “M. B. KURTI” SHPK, por pas shumë abuzimeve dhe numrit të lartë të tenderave ndryshoi emri në “Sinani Trading” shpk, për t’i shpëtuar drejtësisë. Gjithsesi në vitin 2018 aferat e kësaj kompanie u zbuluan dhe pronari i saj Shemsi Sinani doli para drejtësisë.

Një hetim dyvjecar i Prokurorisë për Krimet e Rënda arrestoi ish-zv/drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi dhe administratorët e 4 kompanive private të cilët dyshoheshin se përmes një skeme korruptive fiksonin tenderat e ushqimeve që zhvillonte kjo drejtori. Procesi gjyqësor zgjati afro dy vjet, ku pas hekurave shkoi edhe ish -Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, ndërsa në fund, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e shpalli atë të pafajshëm duke dënuar zëvendësin e tij Iljaz Labi dhe administratorët e kompanive Dogel, Vllaznia, M.B. Kurti dhe Nelsa.

Nga hetimi i prokurorisë dhe provat e administruara gjatë procesit gjyqësor, rezultoi se pronarët e këtyre kompanive Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani dhe Nexhmi Balla bënin marrëveshje me njëri – tjetri për të paracaktuar fituesin në procedurat e tenderimit të ushqimit që organizonte Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sinani, kreu i kompanisë “Sinani Trading” shpk kishte fituar tenderin pa garë dhe me probleme në dokumentacione, asaj kohe Gjykata e Lartë vendosi katër vite burg për të. Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre. Sipas bisedave që ata bënin. Administratorët e këtyre shoqërive me në krye Shemsi Sinanin paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi.

Është konstatuar se në këto prokurime janë korruptuar zyrtarë të lartë të kësaj drejtorie. Ndërsa biznesmenët u dënuan për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim. Nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda u ndëshkuan me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie Shemsi Sinani dhe Elidjan Laska, 2 vjet heqje lirie për Nexhmi Ballën dhe liri me kusht për Ylber Kalanë.

Nuk kaluan as disa muaj, që kompanitë e themeluara nga Ylber Kalaja, dhe Nexhmi Balla si dhe një tjetër që lidhet me të afërm të Shemsi Sinanit të nisin të marrin sërish dhjetëra tendera. Dhe një pjesë të mirë të tyre kanë rezultuar fitues, madje edhe në një që ka si objekt “Blerje artikuj ushqimorë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” më 22 qershor 2020.

Sinani u largua formalisht duke ia lënë kompaninë të birit. Për disa vjet Sinani Trading nuk ka fituar në asnjë garë, duke qëndruar në heshtje.

Subjekti ka vijuar normalisht të marrë pjesë në prokurimet publike që ka zhvilluar Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, por në shumicën e rasteve nuk ka paraqitur ofertë financiare duke luajtur rolin e firmës që shton pjesëmarrjen në garë.

Megjithatë dokumentet tregojnë se një tjetër kompani e cila lidhet me djalin e Shemsi Sinanit, Xhino Sinani, rezulton të ketë fituar dhjetëra kontrata për shërbimin e furnizimit me ushqime duke nisur nga viti 2020. Ne ate kohe, shoqëria “4S” ka marrë pjesë në 20 procedura dhe është shpallur fituese në 15 prej tyre kundrejt një fondi prej 700 mijë dollarësh.

Më pas, kompanitë e familjes Sinani me seli në fshatin Karbunarë të Lushnjës, nuk do të ndaleshin, por do gtë fitonin kryesisht pa garë pjesën e tyre të tortës së kontratave të ushqimit.

Vetëm Sinani Trading aktualisht numëron mbi 400 tendera publikë të përfituar në këtë sektor. Një numër të përafërt kontratash numëron edhe kompania “4S” shpk.

Ndërkaq, biznesi i familjes Sinani me Emiriana Sakon është konsoliduar tashmë. Por të dy palët janë subjekte të SPAK për cështje të tjera. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se 4S shpk ndodhet nën hetim për deklarim të të dhënave fiktive gjatë marrjes pjesë në një garë të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, pjesë e dosjes ku u arrestuan 9 zyrtarë të këtij institucioni si të dyshuar për aferën e uniformave të policisë.

Ndërsa Kryebashkiakja Emiriana Sako është thirrur në SPAK më 17 maj 2024 për skandalin e inceneratorëve.

gijotina.com/

Etiketa: Emiriana SakoShemsi Sinani

Lajme të lidhura

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji
Breaking Views

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

20:45 - 08/05/26
Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës
KRYESORE

Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës

20:24 - 08/05/26
Protesta e PD/ Kreu i Policisë së Shtetit, Hita shfaqet tek Kryeministria, inspekton masat
Aktualitet

Protesta e PD/ Kreu i Policisë së Shtetit, Hita shfaqet tek Kryeministria, inspekton masat

20:14 - 08/05/26
Para
Protesta e opozitës, nis marshimi në Bulevard, 1500 punonjës policie në terren monitorojnë tubimin

Protesta e opozitës, nis marshimi në Bulevard, 1500 punonjës policie në terren monitorojnë tubimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji
Breaking Views

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

20:45 - 08/05/26

Tensionohet situata, policia nuk kursen qytetarët, i sulmon me topa uji dhe gaz lotësjellës. Pas thirrjeve para Kryeministrisë me altoparlant,...

Lexo më shumë
Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës

Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës

20:24 - 08/05/26
Protesta e PD/ Kreu i Policisë së Shtetit, Hita shfaqet tek Kryeministria, inspekton masat

Protesta e PD/ Kreu i Policisë së Shtetit, Hita shfaqet tek Kryeministria, inspekton masat

20:14 - 08/05/26
Protesta e opozitës, nis marshimi në Bulevard, 1500 punonjës policie në terren monitorojnë tubimin

Protesta e opozitës, nis marshimi në Bulevard, 1500 punonjës policie në terren monitorojnë tubimin

19:55 - 08/05/26
Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë

18:41 - 08/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com